GRANDEMALL

Kadrijaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Qartësoi shumë gjëra, VV-ja në formë arbitrare ndryshoi formën e votimit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ftuar në FRONTAL T7, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në kuvend, ka “qartësuar shumë gjëra”, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë edhe se VV-ja në mënyrë arbitrare ka ndryshuar mënyrën e votimit për të parin e kuvendit.

“Ka qenë një e arritur që gjykata veç e ka pranu lëndën, mirë se ka qartësuar shumë gjëra, së paku disa gjëra janë qartësuar. Ne e kemi konsideruara që kjo është antikushtetuese, sepse në raste të tilla për ndryshimin e formës së votimit kërkohet një konsensus. Përgjigja e saktë këtu nuk ka qenë më thënë të drejtën, sepse nuk përcaktohet në Kushtetuese forma e votimit, sepse lejohet forma e hapur dhe e mbyllur. Është hera e parë që u tentua nga VV-ja që me ndryshu këtë praktikë të votimit. Në mënyrë arbitrare, është ndryshuar forma e votimit, VV-ja e ka shfrytëzua Deharin që i takon me i udhëheq seancat deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit’’, ka thënë ajo.

Eco Higjiena

Tutje, ajo bëri të ditur se në takimin konsultativ me përfaqësuesit e partive politike sot, e kanë qartësuar se duhet të kalohet të votimi i hapur.

“Është e qartësuar saktë të përdorën praktikat e mëhershme, praktikat e mëhershme janë praktikat ku kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të hapur. Pikërisht ne sot, mos me vazhdua seanca e njëjtë, ne kemi iniciator kemi kërkuar nga Dehari, me partitë politike, e pranoj dhe me pas ndodhi. Ne e qartësuam saktë se duhet të kalojmë në votim të hapur’’, ka shtuar ajo. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.