Kadriaj: Jemi për qeveri të opozitës, por përgjegjësia më e madhe i takon PDK-së e LDK-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj shprehu gatishmërinë e subjektit politik ku ajo bën pjesë për koalicion me ish-opozitën. Por në këtë drejtim, ajo tha se është mirë që të ndërmarrin veprime partitë që kanë marrë më shumë vota.
“Meqenëse jemi partia e tretë, mendoj që më shumë duhet të angazhohen PDK-ja dhe LDK-ja. Ne e kemi bërë të qartë: jemi t’i bashkërenditim qëndrimet me partitë opozitare dhe me partitë jo shumicë, jo serbe, në mënyrë që të formohet një qeveri. Mirëpo duhet të ketë bashkërendim të të gjitha partive. Në këtë rast, përgjegjësia më e madhe – sepse në Kuvendin e Kosovës forca matet me votat që i ke – i takon PDK-së dhe LDK-së”, tha ajo./rtv21