ARKATANA

Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës.Kadriaj ka thënë se ka vendosur ta gjuaj Kurtin në momentin kur ka thënë se do të shtyhet seanca konstituive.

“Kam vendosur në momentin kur z. Kurti ka vendosur të shtyhet seanca. Nëse do të konstituohej, s’kam pas ndërmend me gjujt.

UBT

“I kam marrë vezët me veti për cdo rast”, ka thënë ajo.Deputetja e zgjedhur s’ka pranuar që të tregojë për rrugën e futjes së vezëve brenda sallës së Kuvendit.“Mos pyet se si janë futur vezët, nuk e di nëse detektohen ose jo. Por s’janë gaz lotsjellës, as bombola”, ka thënë ajo.

Time Kadriaj ka thënë se në çantën e saj i ka pasur 7 vezë dhe se të gjitha i ka gjuajtur në drejtim të Kurtit.“Nja shtatë vezë i kam pasë, i hodha të gjitha.Fokusi im ishte ta kryej aksionin. S’kam parë asgjë. U fokusova në obligimin që ia dhash vetes. Cak i vezëve ka qenë vetëm Albin Kurti”, ka treguar ajo në T7.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.