Fundamenti

Kadri Veseli, tellall i Hashim Thaçit

/ 16 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësues të partive politike, analistët dhe qytetarët e anketuar nga gazeta nuk e shohin aspak të sinqertë dhe serioze thirrjen e Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit dhe kryetar i PDK-së, për unitetin politik në bisedimet me Serbinë.

“Edhe vetë fjalimi i lexuar i Kadri Veselit ishte i shkruar me zërin e presidentit Hashim Thaçi, ku edhe aty përsëriten përpjekjet për të alarmuar qytetarët, kinse mbi pasojat që do t’i ketë Kosova, nëse faktori politik nuk është unik në qëndrimet kundrejt Serbisë, duke gënjyer sërish popullin se bashkësia ndërkombëtare ia ka kthyer shpinën Kosovës dhe popullit të saj, kur realisht dihet se bashkësia ndërkombëtare ua ka kthyer shpinën vetëm politikanëve të korruptuar, si Hashim Thaçi & CO, të cilët përmes krimit të organizuar i kanë kapur shtetin, ekonominë dhe drejtësinë e vendit”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot.

Përfaqësues të partive politike, analistët dhe qytetarët e anketuar nga gazeta nuk e shohin aspak të sinqertë dhe serioze thirrjen e Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit dhe kryetar i PDK-së, për unitetin politik në bisedimet me Serbinë.

Ata theksojnë se është pikërisht Veseli një nga ata që, së bashku me Hashim Thaçin, për dy dekada rresht kanë tradhtuar çdo partner politik dhe kanë shkelur rëndë e më së shumti qytetarin e Kosovës, duke ia privuar të gjitha të drejtat, duke e shndërruar Kosovën në shtet të krimit të organizuar, duke shkelur çdo ligj në fuqi e duke shkelur edhe Kushtetutën.

Zeqa: Bashkësia ndërkombëtare ua ka kthyer shpinën vetëm politikanëve të korruptuar dhe krimit të organizuar që ka kapur shtetin

Analisti politik Florim Zeqa tha për “Kosova Sot” se thirrja e Kadri Veselit për unitetin politik në bisedimet me Serbinë, kur ai së bashku me Hashim Thaçin për dy dekada rresht kanë tradhtuar çdo partner politik dhe kanë tradhtuar dhe shkelur rëndë e më së shumti qytetarin e Kosovës, duke ia privuar të gjitha të drejtat, duke e shndërruar Kosovën në shtet të krimit të organizuar, duke shkelur çdo ligj në fuqi dhe duke shkelur edhe Kushtetutën, s’është gjë tjetër veçse thirrje për pjesëmarrje në tradhtinë ndaj vendit.”Fjalimi i Kadri Veselit, i lexuar me zërin e presidentit e papagallit, i shkruar me retorikën e Hashim Thaçit, i cili paraprakisht ka alarmuar qytetarët për pasojat që do t’i ketë Kosova, nëse faktori politik nuk është unik në qëndrimet, kundrejt Serbisë, është edhe një presion shtesë ndaj popullatës dhe shantazh më shumë ndaj vartësve të tyre. Përveç kësaj, kjo është edhe një gënjeshtër e radhës e krerëve shtetërorë karshi popullatës së varfër e të pashpresë të këtij vendi, kinse bashkësia ndërkombëtare ia ka kthyer shpinën Kosovës dhe popullit të saj, kur realisht bashkësia ndërkombëtare jua ka kthyer shpinën vetëm politikanëve të korruptuar dhe krimit të organizuar që ka kapur shtetin në të gjitha segmentet, e në mënyrë të veçantë sistemin e drejtësisë”, vlerëson ai.”Më mirë do të ishte sikur Kadri Veseli në fjalimin e tij të pranonte faktin se Serbinë e ka fuqizuar në skenën ndërkombëtare, pikërisht kjo klasë politike e inkriminuar, pjesë e së cilës është ai “në hije” për afro dy dekada, ndërkaq zyrtarisht tani më nga viti 2012, në krye me Hashim Thaçin dhe Hashimat e tjerë të partive të tjera politike në pushtet dhe opozitë. Kësisoj, pushtetarët e inkriminuar po përpiqen t’iu servojnë të tjerëve dështimet, e në fakt gjithçka që lidhet me krimin e organizuar, drejtësinë e korruptuar dhe pasurimin e paligjshëm, u përket atyre dhe vetëm atyre. Sikurse risqet e paralajmëruara, kinse në rast të mosmbështetjes së idesë vrastare për korrigjimin e kufirit me Serbinë, janë pikërisht risqe që i kanë prodhuar vetë, me krimin e organizuar dhe me degradimin e shtetit të Kosovës për një dekadë rresht dhe për afro shtatë vite dialog të pabarabartë me Serbinë në Bruksel”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Qytetarët e kanë humbur besimin te lidershipi

Tentativë joserioze të mashtrimit, për të futur edhe subjektet tjera politike në rrugë pa krye, e konsiderojnë këtë thirrje të Veselit edhe qytetarët e anketuar nga gazeta. Sipas Salih Salihut, zyrtarët e PDKsë vetëm kur u ngushtohet rrethi i veprimit manipulativ kujtohen për të bërë thirrje për kinse unitet, që në fakt qëllimi është për t’i marrë me vete në rrugë pa krye dhe vendime të rrezikshme për vendin të gjithë të tjerët. “Kjo është tani vetëm ftesë formale, sepse sikur që e thotë populli, vetëm kur u vjen veja afër për të dalë , atëherë këtyre u bie ndërmend të bëjnë ftesa për unitet. Sidoqoftë, krejt ty apel për unitet është krejtësisht apel i rrejshëm, nuk është aspak serioz, nuk është apel, ftesë me zemër, por është vetëm formal në mënyrë që kur të bisedohet me faktorin ndërkombëtar apo edhe brendapërbrenda me atë vendor, ata mund të arsyetohen duke thënë se ne ishim ata që i ftuam të gjithë të bëhen pjesë e këtyre bisedimeve, por nuk erdhën dhe ne nuk kemi se çka të bëjmë më tepër, sepse këta apelet tona nuk po i pranojnë. Ky është një lloj kalkulimi e kamuflimi, por nuk do të ketë sukses sepse këtyre tanimë nuk u beson as anëtarësia e partisë së tyre politike, e të mos flasim për të tjerët. Këta edhe klanet dhe grupet e veta i kanë gënjyer. Askush nuk mund të besojë që Kadri Veseli nuk është vegël e Hashim Thaçit, e Hashim Thaçi ia dha nja 8200 hektarë Malit të Zi, nja 2400 Maqedonisë, kurse tani po i thotë Serbisë hajde të bëjmë ndërrime, shkëmbim territoresh, unë po ta jap këtë pjesë timen dhe ti ma kthe atë pjesë timen”, theksoi Salihi për “Kosova Sot”. Krejtësisht të pasinqertë e sheh këtë ftesë të Kadri Veselit edhe Islam Visoka. “Thirrja për unitete e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk është e sinqertë, por unë e konsideroj vetëm një lloj kamuflimi për t’u munduar që të shpëtojnë diçka nga të bërat e tyre të shumta, e që unë mendoj se do ta kenë shumë të vështirë që të shpëtojnë, sepse ka plot të dhëna që flasin se nuk qëndrojnë aspak mirë të dy këta liderë, Hashimi e Kadria. Prandaj, unë mendoj që këto janë manovra dhe kamuflime të tyre, sepse këta ishin që nga fillimi personat kyçë pjesëmarrës në shumë ngjarje që e dëmtuan shtetësinë e Kosovës dhe tani ata nuk ka shanse që të prishen mes vete, por deri në fund do të jenë në shërbim të njëri-tjetrit. Këtu në këtë lojë bën pjesë edhe vetë Ramush Haradinaj, sepse unë pata rast të premten e kaluar që t’i shoh së bashku në një drekë Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Hajredin Kuçin”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. Sipas Visokës, ky është vetëm një lloj mashtrimi, sepse para se të shkojnë në bisedime këta do të tentojnë sërish të shkojnë në zgjedhje, sepse në njëfarë forme këta veç e kanë filluar edhe fushatën, pavarësisht që ajo nuk është zyrtare.

QARRI: PAFUQINË E VET POLITIKE, KADRI VESELI PO PËRPIQET TA MBULOJË DUKE BËRË THIRRJE KINSE PËR KOORDINIM POLITIK

UBT

Sipas analistit politik Gani Qarri, zbehjen e lidershipit dhe pafuqinë e vet politike kryetari i PDK-së, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po përpiqet ta mbulojë duke bërë thirrje kinse për koordinim politik dhe duke prezantuar platforma gjoja me prioritet për unitet të partive vendore në bisedimet me Serbinë. “Është tejet e çuditshme se si një njeri si Kadri Veseli mund të flasë e të thërrasë pikërisht për unitet politik në bisedimet me Serbinë, kur vetë ai së bashku me Hashim Thaçin për dy dekada me radhë kanë tradhtuar çdo parti dhe partner politik, anashkaluar në mënyrën më të paskrupullt vullnetin e votuesit dhe verdiktin e qytetarëve të Kosovës, si dhe kanë shkelur rëndë çdo ligj në fuqi, përfshirë edhe Kushtetutën e vendit, duke privuar shqiptarët nga të gjitha të drejtat që u takojnë dhe duke shndërruar Kosovën në shtet të mafio-oligarkëve dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.”Madje përderisa ai pengon me të gjitha mjetet, qoftë edhe një rezolutë të vetme të iniciuar nga opozita, kundër aventurës së Hashim Thaçit për të ashtuquajturin “Korrigjim kufijsh”, Platformën e tij Kadri Veseli nuk heziton ta quajë jo vetëm konsensuale dhe gjithëpërfshirëse, por edhe si mundësi për koordinimin e të gjithë spektrit politik, të cilën e sheh kinse edhe si agjendë shtetërore, gjoja për mbrojtjen e interesave nacionale të Republikës e Kosovës”, vijoi më tej Qarri.”Edhe vetë fjalimi i lexuar i Kadri Veselit ishte i shkruar me zërin e presidentit Hashim Thaçit, ku edhe aty përsëriten përpjekjet për të alarmuar qytetarët, kinse mbi pasojat që do t’i ketë Kosova, nëse faktori politik nuk është unik në qëndrimet kundrejt Serbisë, duke gënjyer sërish popullin se bashkësia ndërkombëtare ia ka kthyer shpinën Kosovës dhe popullit të saj, kur realisht dihet se bashkësia ndërkombëtare ua ka kthyer shpinën vetëm politikanëve të korruptuar si Hashim Thaçi & CO, të cilët përmes krimit të organizuar kanë kapur shtetin, ekonominë dhe drejtësinë e vendit”, potencoi ai për “Kosova Sot”. “Për aq më tepër, Kadri Veseli nuk është i sinqertë as të pranojë se Serbinë në skenën ndërkombëtare e ka fuqizuar pikërisht kjo klasë e inkriminuar politike, pjesë e së cilës është edhe ai vetë për afro dy dekada me radhë, ndërkaq zyrtarisht që nga viti 2012 qëndron në krye të saj bashkë me Hashim Thaçin dhe Hashimat e shumtë të partive të tjera politike në vend.Të njëjtit pushtetarë paralajmërojnë gjoja edhe rreziqe, kur dihet se pikërisht këto rreziqe i kanë prodhuar ata vetë, me krimin e organizuar dhe me degradimin e shtetit të Kosovës, të cilët dështimet e pushtetit të tyre të inkriminuar, pa fije turpi, përpiqen t’ua faturojnë të tjerëve e në fakt gjithçka e keqe këtij vendi i ka ardhur nga lidhjet e pushtetarëve me krimin e organizuar, drejtësinë e korruptuar dhe politikëbërësit e kriminalizuar që nuk dinë gjë tjetër pos inkriminimit, zhvatjes dhe pasurimit të paligjshëm”, tha analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: THIRRJET E HASHIM THAÇIT DHE TË KADRI VESELIT NUK I MERR ASKUSH SERIOZISHT, SE KËTA JANË DËSHMUAR PËR MASHTRIME, DREDHI…

Analisti Reshat Badallaj është i sigurt që këtë apel të Veselit do ta marrë era dhe nuk do ta përfillë asnjë subjekt politik, sepse tanimë të gjithë janë mësuar me mashtrimet e Thaçit dhe Veselit. “Thirrjeve të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit askush nuk ua var, sepse përpos që u ka dalë boja, më askush nuk u beson, nuk i merr askush seriozisht se këta janë dëshmuar për mashtrime, dredhi, që t´i lënë edhe krushqit në rrugë dhe se e kanë për interesa të tyre personale dhe rrenave të tyre të pakripë nuk u beson askush. Edhe premtimet që i kanë dhënë para qytetarëve të Kosovës, përpos që nuk i mbajtën, ata i tradhtuan paturpësisht dhe shkuan edhe më larg, duke organizuar klanet më të rrezikshme në Ballkan, formuan rrjetin kriminal e mafioz të kanaleve të nëntokës kriminale, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

SALIHAJ: VESELI U BË ALTOPARLANT I THAÇIT, NDËRSA FJALËT E TIJ JANË VETËM FORMË E KAMUFLUAR PËR NDARJE TË RE TË KOSOVËS

Sipas Adem Salihajt nga LDK-ja, kjo thirrje e Veselit nuk është gjë tjetër veçse një hipokrizi e llojit të vet për mashtrim.”Thirrja e Kadri Veselit për t’i vazhduar sa me shpejt bisedimet me Serbinë dhe për të bërë sa më parë marrëveshje me të, si dhe për unitet të partive politike, nuk është asgjë tjetër, ajo është vetëm zëri i Thaçit. Në këtë rast Veseli u bë altoparlant i Thaçit, ndërsa fjalët e tij janë vetëm formë e kamufluar për ndarje të re të Kosovës. Një njeri që ka qëndruar dhe qëndron në krye të një organizate kriminale, siç është SHIK-u, e cila ka vrarë e torturuar shqiptarë të ndershëm e patriotë, nuk mund të jetë njeri i mirë dhe as patriot i vërtetë”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. “Asnjë njeri që ka vrarë shqiptarë patriotë nuk mund ta mbrojë as shtetin e as tokën e Kosovës. Kadri Veselit e Hashim Thaçit dhe të gjithëve si këta Kosova u duhet vetëm për ta plaçkitur, për ta dhunuar dhe për ta shitur. Sa më shpejt që ofrohet mundësia e arrestimit të tyre për krimet e rënda që kanë bërë ndaj shqiptarëve, aq më shumë këta vrapojnë për t’i shitur interesat e Kosovës te Serbia, me shpresë se ajo i shpëton nga Gjykata Speciale. Thirrja e Kadri Veselit për tejkalimin e ngërçit në bisedimet me Serbinë nuk është asgjë tjetër pos thirrje për përkrahjen e Thaçit dhe idesë së tij për ndarje të Kosovës. Kam frikë se ky soj i keq nuk do të largohet nga skena politike pa ia dhënë edhe një goditje fatale, të fundit, Kosovës”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

BISLIMI: KADRI VESELI I PDK-SË, SË BASHKU ME HASHIM THAÇIN, PËR DY DEKADA RRESHT KANË TRADHTUAR ÇDO PARTNER POLITIK E MË SË SHUMTI QYTETARIN E KOSOVËS

Sipas politologes Liridona Bislimi,Kadri Veseli kur thërret e flet për unitetin politik në bisedimet me Serbinë,ai edhe po sillet sikur PDKja s’ka qenë asnjëherë në pushtet gjatë këtyre dhjetë viteve, gjashtë prej të cilave janë dialog i vazhdueshëm me Serbinë.”Kadri Veseli i PDK-së së bashku me Hashim Thaçin për dy dekada rresht kanë tradhtuar çdo partner politik dhe kanë tradhtuar dhe shkelur rëndë e më së shumti qytetarin e Kosovës, duke ia privuar të gjitha të drejtat, duke e shndërruar Kosovën në shtet të krimit të organizuar, duke shkelur çdo ligj në fuqi e duke shkelur edhe Kushtetutën. Është ky dialog gjashtë vjetësh që e solli Kosovën në një qorrsokak, nga i cili po i rrezikohet tërësia territoriale nga jashtë e funksionaliteti institucional nga brenda”, vlerësoi ajo. “Kadri Veseli nuk mund ta mbajë të shkëputur gjendjen aktuale nga gjendja fillestare e dialogut që kishte nisur në 2011. E dalja nga kjo situatë nuk mund të bëhet përmes, nga dhe me Hashim Thaçin e Kadri Veselin,të cilët po e gënjejnë popullin se bashkësia ndërkombëtare ua ka kthyer shpinën Kosovës dhe popullit të saj, kur realisht bashkësia ndërkombëtare ua ka kthyer shpinën vetëm politikanëve të korruptuar dhe krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe ekonominë e drejtësinë e vendit. Tani edhe thirrja patetike alarmuese e Kadri Veselit flet vetëm për gjendjen alarmuese brenda PDK-së nga rënia e lirë, e shpejtë dhe e pandalshme, ndërsa fjalimi i lexuar i Kadri Veselit ishte i shkruar me zërin e presidentit Hashim Thaçit, ku i ka alarmuar qytetarët për pasojat që do t’i ketë Kosova,nëse faktori politik nuk është unik në qëndrimet kundrejt Serbisë”, vijoi më tej Bislimi.”Kjo është thirrje dëshpëruese për t’iu bashkuar rënies së tyre. Ata duan që me fundin e tyre të marrë fund gjithçka edhe shteti e territori, por ky është vetëm fundi i tyre në pushtet që shënon edhe fillimin e Kosovës si shtet me sovranitet, zhvillim, barazi e drejtësi. Kadri Veseli nuk është i sinqertë të pranojë se Serbinë e ka fuqizuar në skenën ndërkombëtare pikërisht kjo klasë politike e inkriminuar, pjesë e së cilës është ai “në hije” për afro dy dekada, ndërkaq zyrtarisht tanimë nga viti 2012, në krye me Hashim Thaçin dhe Hashimat e tjerë të partive të tjera politike”, tha Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.

Sipas saj,dështimet e pushtetit të inkriminuar përpiqen t’u servohen të tjerëve e në fakt gjithçka lidhet me krimin e organizuar,drejtësinë e korruptuar dhe pushtetarët që nuk dinë gjë tjetër pos pasurimit të paligjshëm.

(Kosova Sot)