Kadri Veseli: Sulmi në zyrat e Presidencës, akt kriminal!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas sulmit që iu bë zyrave të Presidenvës me molotov.
Sipas tij, sulmi i mbrëmshëm kundër zyrave të Presidencës së Republikës së Kosovës, është një veprim kriminal, i cili përveç cënimit të këtij institucioni, ka për synim të krijoj klimën e pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, si dhe të dëmtoj imazhin e shtetit të Kosovës duke i bërë përditshmëri veprimet e këtilla anarkiste, të cilat janë duke ndodhur tash e një kohë në vendin tonë.
“Është në interesin e qytetarëve dhe shtetit që mekanizmat ligjorë të sigurisë e drejtësisë të veprojnë shpejt dhe me vendosmëri në zbardhjen e organizatorëve dhe kryesve të këtyre veprimeve të turpshme, të papranueshme dhe të dënueshme. Rendin demokratik dhe ecjen përpara të Republikës së Kosovës nuk do të mund ta ndaloj asgjë, e aq më pak veprime të kësaj natyre”, thuhet në reagim. /Zëri/