UBT

Kadri Veseli nuk është fajtori

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj thotë se Republikën e Kosovës deri më tash e kanë njohur 104 shtete, derisa mohon të jetë shtyrë me “bërryla” me zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli se kush po sjell më shumë njohje. Ai e pranon se mund të ketë pasur keqkuptime me të, por jo edhe rivalitet.

Në një intervistë dhënë “Zërit”, shefi i diplomacisë mohon që në dikasterin që drejton të ketë punësuar nipa, dajë, miq e jarana të PDK-së, përjashtim thotë se e ka të punësuar vetëm një të afërme si asistente të tijën. Hoxhaj gjithashtu mohon që PDK në zgjedhjet e fundit të ketë shënuar rënie të votave, derisa Suharekën prej nga vjen, thotë ta kenë humbur me nder.

Për humbje të elektoratit, ai nuk e bën përgjegjës Kadri Veselin, sikurse nuk e pranon që largimi i Krasniqit dhe Limajt nga PDK-ja ka të bëjë me humbjen e rreth 40 mijë votave. Ai nuk e përjashton mundësinë që mandatin e ardhshëm PDK për partnerë ta ketë AAK-në e Haradinajt.

Zëri: Ministër, a mund të na konfirmoni zyrtarisht sa njohje i ka Kosova, pasi që ofrohen shifra të ndryshme që variojnë me 3-4 njohje pikërisht nga zyrtarët qeveritarë?

Uji Dea

Hoxhaj. Republika e Kosovës është njohur deri tani nga 104 shtete, duke mos llogaritur në këto njohje Ugandën dhe Nigerinë, pasi që këto dy vende janë në proces të shqyrtimit brenda për brenda shteteve, të cilat kanë marrë vendim.

Por numri 104 është numri përfundimtar dhe është lista zyrtare. Arsyeja pse ne nuk kemi arritur ta përditësojmë listën dhe njëherë e përgjithmonë ta kemi një listë të plotë ka të bëjë me atë që në bisedat që unë i kam pasur me ministrat e punëve të jashtme të këtyre vendeve, ata kanë kërkuar që të pritet edhe një kohë derisa të sqarohet kjo çështje.

Përndryshe pjesa më e rëndësishme e njohjeve ka të bëjë me atë që procesi është i pandalshëm, që në këto tri vitet e fundit edhe pas fillimit të dialogut Kosovë – Serbi, e dini që ka pasur mendime që nuk do të ketë njohje, po ja që po vijnë njohje. Andaj, gjeografia e njohjeve është shumë globale, nga çdo vend i botës dhe që po vijnë njohje të cilat kanë peshë të madhe rajonale. Këtë vit janë 8 vende që e kanë njohur Kosovën, në mesin e cilave Egjipti, Libia, Tajlanda, Tanzania, shtete këto me një peshë jashtëzakonisht të madhe rajonale.

E në anën tjetër, jam i sigurt që deri në fund të vitit do të mund të kemi edhe ndonjë lajm të mirë, meqë operoj me disa të dhëna që janë edhe disa vende në procedurë që ta njohin Kosovën…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.