Kadri Veseli: 2016-ta do të jetë viti më i vështirë për Kosovën
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot gazetarët në një takim për fundvitin e 2015-s. Ai ka thënë se ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm si në aspektin pozitiv ashtu edhe atë negativ.
Veseli duke falënderuar mediet për punën e bërë dhe raportimet nga Kuvendi ka folur edhe për opozitën. “Do të doja që deputetët e opozitës të mos jenë në burg por në Kuvend”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë duke folur për vitin 2016, ai ka thënë se ky do të jetë viti më i vështirë për Kosovën deri më sot./Zeri/


