Kadri Rahimaj në takimin publik flet për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025

Kamenicë – Në mesin e qytetarëve e familjarëve, Kadri Rahimaj, ka prezantuar punët e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024. Projekte të realizuara në arsim, infrastrukturë rrugore, kulturë, zhvillim e ekonomi, u paraqiten në detaje.
Rahimaj e nisi këtë takim publik me fushën e arsimit ku tha se këtë gjashtë mujor janë zhvilluar hapa të rëndësishëm siç ishte ceremonia e diplomimit të maturantëve, një aktivitet i paparë më herët.
“Të veshur të gjithë me uniforma për herë të parë maturantët patën mundësinë të marrin lule nga prindërit e tyre. Një ceremoni e tillë i duhej komunës sonë. Pastaj vizita e arsimtarëve në Irlandë, ndërtimi i çerdhes në Roganë në vlerë 62 mijë Euro. Sigurimi shëndetësorë për fëmijët në çerdhe publike ku komuna jonë është e vetmja që e ka bërë një gjë të tillë duke parë koston e shërbimeve mjekësore për fëmijët. Më pas kemi bërë përurimin e Sallës së Sportit në Koretin, si dhe vënien e gurthemelit të Sallës së Sporteve në Kamenicë. Është formuar grupi punues për hartimin e planit për mësim gjithëditor ku kemi tri shkolla që janë pilot për këtë. E për maturantët e kemi bërë edhe një hap tutje ku në kuadër të pakos matura, Komuna maturantët më të dalluar i ka dërguar në Eurotrip”, ka thënë Rahimaj.
Projektet vazhduan të prezantoheshin ku pas arsimit radhën e kishte infrastruktura. Rrugë të shumta të asfaltuara kapnin vlera të ndryshme.
“Tek fusha e infrastrukturës kemi bërë renovimin e parkingut te Qendra e Vjetër në vlerë 48 mijë Euro. Është bërë asfaltimi i rrugëve në Topanicë në vlerë 141 mijë Euro, asfaltimi i rrugëve në Roganë vlera 145 mijë Euro, asfaltimi i rrugëve në Hodonoc në vlerë mbi 162 mijë Euro, rrugët e asfaltuara në Muqiverc në vlerë 80 mijë Euro, rrugët e asfaltuara në Kamenice në vlerë 262 mije euro, në Berivojcë janë asfaltuar rrugët në vlerë 78 mijë Euro, në Kopernicë janë asfaltuar rrugët në vlerë 74 mijë Euro. Në Ruboc është rregulluar trotuari në vlerë 196 mijë Euro. Ka vazhduar asfaltimi i rrugëve në Petroc në vlerë 55 mijë Euro, në Koretin janë asfaltuar rrugët në vlerë 233 mijë Euro, në Dajkoc janë asfaltuar rrugë në vlerë 62 mijë Euro. Ndërsa janë në vlerësim ofertat për asfaltim të rrugëve në Kollolleq, Dajkoc e Muqiverc. Poashtu në Shipashnicë janë asfaltuar rrugët në vlerë 144 mijë Euro. Në Hogosht, Karaçevë e Epërme dhe të Poshtme janë në fazën fillestare rrugët ku në Hogosht kapin vlerën 228 mijë Euro, Karaçevë e Epërme 88 mijë Euro, Karaçevë e Poshtme 45 mijë Euro. Kemi edhe marrëveshjen me MAPL për ndërtimin e trotuarit në vlerë 196 mijë Euro e me Ministrinë e Kthimit kemi marrëveshjen për Boscë dhe Stralicë në vlerë 74 mijë Euro, ndërsa kanë përfunduar trotuaret në Busavatë, Shipashnicë të Poshtme, Hodonoc dhe Karaçevë e Poshtme në vlerë 212 mijë Euro. Kurse jemi duke vazhduar me rregullimin e urës në Hajnoc në vlerë 400 mijë Euro”, ka thënë Rahimaj.
Ai ndër të tjera ka përmendur edhe asfaltimet tjera si ato të brezit kufitar.
“Është asfaltimi Lisockë-Shahiq-Zhujë, Shahiq-Sfircë, Sfircë – Kapi në vlerë 4 milionë Euro. Kurse kemi edhe asfaltimin e rrugëve Poliçkë-Desivojcë-Vriçec në vlerë 1 milionë Euro, asfaltimi i rrugës Dragoc-Sedllar-Kranidell, asfaltimi i rrugës Shipashnicë-Desivojcë-Tërstenë. Asfaltimi i rrugëve me participim në Karaçevë të Epërme në vlerë 55 mijë Euro .
Ndërsa është duke u ndërtuar Stadiumi i Atletikës në Roganë ku kap vlerën 3.5 milion Euro, si dhe ndërtimi i Stadiumit të Kikës”, ka thënë Rahimaj.
Pas prezantimit të projekteve infrastrukturore, Rahimaj, vazhdoi me fushën e zhvillimit ku përmendi disa aktivitete.
“Kamenica është komuna e vetme që ka marr pjesë në panairin botëror “Osaka”, ku kemi pasur ftesë të ambasadorit të Kosovës në Japoni. Atje kemi zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme dhe kemi qenë të hapur për bashkëpunime. Poashtu përmes Kuvendit Komunal kemi arritur të marrim vendime për shpronësimin e disa objekteve si ai i Komunës së Vjetër, Antika dhe Objekti i Vjetër, që më herët e kanë shfrytëzuar rojet e pyjeve. Synojmë që të restaurohen ose të rrënohen. Poashtu ka filluar edhe ndërtimi i Qendrës së Kompostimit në vlerë 700 mijë Euro. Kurse 74 biznese kanë qenë përfitues të granteve ku prej tyre 16 janë femra dhe 58 meshkuj, grante këto në vlerë mbi 153 mijë Euro”, ka thënë ai.
Fusha e Kulturës ishte ajo e cila përmbylli këtë takim, ku Rahimaj në këtë fushë prezantoi disa aktivitete që janë mbajtur.
“Kemi mbajtur konferencën e parë shkencore dy ditore. Është shfaqur dokumentari Lulëkuqet e Prillit, poashtu është bërë katalogu i trashëgimisë kulturore ku Kamenica ka objekte të cilat ia vlen të vizitohen. Ndër të tjera është organizuar edhe java e teatrit me 6 shfaqje nga teatro profesionale. Është bërë subvencionimi i Klubeve Sportive dhe OJQ-ve në vlerë 90 mijë Euro. Është bërë renovimin i Xhamisë së Meshines, si dhe renovimi i Shtëpisë së Jusuf Ademit”, ka thënë Rahimaj.
E në fund i pari i komunës e mbylli këtë takim publik duke thënë se janë nënshkruar kontrata për Kamenicën në vlerë 40 milion Euro, dhe për këtë ka falënderuar të gjithë e në veçanti drejtoreshën Arditë Dermaku./rajonipress/