Fundamenti

Kadri Rahimaj: “Jo vetëm kur na duhet vota, ju jeni pjesë e pandashme e Kamenicës“

/ 11 minuta lexim
Fundamenti

“E kam thënë dhe do ta them, se buxheti vjenë nga qytetarët dhe ne do ta zbatojmë me përpikshmëri dhe me shumë profesionalizëm. Jemi në rritje me transparencën komunale. Isha, jam e do të jem, se qytetari ynë, duhet të informohet me punët që bëjmë. Orari i punës në komunën tonë ishte deri në orën 16.00 dhe ne e kemi bërë deri në orën 18.00. Jemi në çdo kohë me qytetarin tonë. Për një vit janë investuar mbi 5 milion euro, pra gjatë vitit 2022. Nuk ka mbetur thuajse fshat apo vend rreth komunës sonë, që nuk është investuar dhe ne do të vazhdojmë“, tha ndër të tjera, z.Rahimaj.

Cyrih, 11 shkurt (Fotoreportazh nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës).

Edhe pse ishte ditë pune, fundjavë, orari i takimit në ora 18.30, një kohë, që Cyrihu është i stërngarkuar me vetura, mjaftoi një ftesë për disa mërgimtarë nga Konsullata e Kosovës, drejtuar kryesisht mërgimtarëve nga Kamenica e me rrethinë, që të takohen dhe të bashkëbisedojnë me kryetarin e Kamenicës, z.Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë, i cili erdhi po sot për një vizitë enkas për mërgatën e kësaj ane dhe menjëherë, të përgjigjen pozitivisht një numër i madh i mërgimtarëve dhe të mbushin njërën nga sallat e Konsullatës dhe disa të tjerë të rrijnë edhe në këmbë, vetëm e vetëm për ta takuar kryetarin e tyre.

Të gëzon fakti, se përveç bashkatdhetarëve nga Kamenica e me rrethinë, ishin të pranishëm edhe mërgimtarë të trevave të tjera të Kosovës. Ajo çka na ra në sy dhe është për të përmendur, nuk ishin vetëm simpatizantë të VV-së nga vjenë edhe kryetari, por edhe mërgimtarë të subjekteve të tjera politike dhe nga ata apolitikë. Intelektualë të fushave të ndryshme të dijes si dhe afaristë të shumtë, pritshin që të filloj takimi dhe të flasin lirshëm me kryetarin, Rahimaj. Konsulli i Kosovës në Cyrih, z.Sami Kastrati me stafin e tij, mirëpritshin të gjithë mërgimtarët që vinin minutë pas minuti dhe i drejtonin në sallën ku do të mbahet edhe takimi.

Duhet përmendur dhe është për respekt, stafi i konsullatës, që me mikëpritje të sinqertë, duke i ofruar edhe ujë si dhe kafe kush kishte dëshirë, mërgimtarëve tanë, ia bënin me dije, se jeni në shtëpinë e shtetit tuaj, për të cilën keni kontribuar me të gjitha mundësitë.

E nëpër sytë e mërgimtarëve tanë, padyshim, se shihej edhe një gëzim, se kemi konsullatën e shtetit tonë në shtetin mikë të kombit tonë, siç është Zvicra. Konsulli i Kosovës, Sami Kastrati me modesti përshëndeti të gjithë të pranishmit. Ai me një përshëndetje të sinqertë, i dëshiroi mirëseardhje të parit të Kamenicës, Rahimaj me bashkëpunëtorë si dhe gjithë të pranishmëve. Tregoi ndër të tjera, se sapo arriti kryetari nga Prishtina në Cyrih, menjëherë iu drejtuam konsullatës, për të bashkëbiseduar, duke e ditur, se sot ishte ditë pune dhe shumë prej jush edhe jeni të lodhur.

Kastrati njoftoi të pranishmit, se kush të doje nga ju mundeni edhe ti bëni pyetje kryetarit dhe të bashkëbisedoni për temat që ju doni ti dini. Ai ndër të tjera parashtroi edhe dy pyetje për fillim që kishin karakter mërgatë-atdhe dhe menjëherë fjalën e mori kryetari Rahimaj. Pasi përshëndeti të pranishmit, nuk fshehi edhe emocionet e tij, se ndjehet shumë mirë që është në mesin e bashkëvendësve të vet, por edhe të bashkëkombësve të tjerë të trevave të tjera të Kosovës. Ai shtoi, se nuk dëshiron të flas shumë, por fjalën ta merrni ju mërgimtarë të dashur, sepse kam ardhur për të dëgjuar edhe fjalët tuaja, por edhe të tregoj punën që është bërë dhe që po bëhet. Zoti Rahimaj shtoi se: “Duhet të jemi krenarë si komunë, se jemi duke realizuar shumicën e projekteve që i kemi premtuar dhe zotohemi, së bashku me stafin tim dhe me ndihmën e të gjithëve, do ia arrijmë qëllimit, për një Kamenicë me rrethinë, të mirë dhe ashtu siç do të duam ta shohim të gjithë. E kam thënë dhe do ta them, se buxheti vjenë nga qytetarët dhe ne do ta zbatojmë me përpikshmëri dhe me shumë profesionalizëm. Jemi në rritje me transparencën komunale. Isha, jam e do të jem, se qytetari ynë, duhet të informohet me punët që bëjmë. Orari i punës në komunë ishte deri në orën 16.00 dhe ne e kemi bërë deri në orën 18.00. Jemi në çdo kohë me qytetarin tonë. Për një vit janë investuar mbi 5 milion euro, pra gjatë vitit 2022. Nuk ka mbetur fshat apo vend rreth komunës sonë, që nuk është investuar dhe nuk do të investohet. Ekspertët tanë, së bashku me qytetarët, përcjellin terrenin dhe ne jemi aty. Na ka kushtuar shumë, meremetimi i shumë rrugëve apo punëve, që nuk janë punuar mirë dhe kanë defekte dhe po duhet të merremi me ato, këto kanë kosto të madhe, por ne nuk guxojmë t`i lëjmë në atë mënyrë, sa për sy e faqe. Puna jonë që bëhet është dhe do të jetë me kualitet“.

Duke prezantuar edhe projektet që janë realizuar prej kohës që është zgjedhur kryetar, ai në monitor me profesionalizëm dhe me shumë pedantëri e me modesti dëshmoi, se nga viti 2020 e deri më sot, lirisht mundemi të themi, se kemi buxhetin më të lartë në histori të komunës sonë. Kemi gati dyfishim të investimeve kapitale. Z.Rahimaj, ndër të tjera tha: “Kemi subvencionuar klubet sportive dhe OJQ-të me 152.000 Euro, kemi krijuar linjë të veçantë buxhetore për rininë me 21.000 Euro, kemi ekzekutuar mbi 156.000 ndihma momentale, i kemi subvencionuar fëmijët e porsalindur me 30.000 Euro e kështu me radhë. Ne jemi me qytetarin në çdo situatë. Krenohemi, sepse kemi arritur, që të jemi të parët për dëgjime buxhetore. Kemi ardhur këtu në Zvicër, jo vetëm për të prezentuar punën që kemi bërë, por edhe të marrim mendime, sugjerime, po pse jo edhe kritika. Ne presim edhe investime nga ana juaj në vendin e të parëve. Nuk komunikojmë me Ju vetëm kur na duhet vota, ne ju kemi dhe do ju kemi përgjithmonë afër. E di se diaspora jonë ka investuar sa ka mundur për të mirën e atdheut dhe besoj shumë, se nuk do të ndaleni edhe në të ardhmen. Mundësitë janë të mira, kemi drejtoritë tona ku mundeni të drejtohen, të vini edhe në Kamenicë dhe për projektet që keni do ti shikojmë e rishikojmë, që ju ta keni sa më të lehtë, konform ligjit për të investuar. Edhe z.Uran Berisha, drejtor për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit është me mua dhe keni mundësi edhe të bashkëbisedoni me te si dhe t`i parashtroni pyetje. Unë e di dhe besoj, se do të investoni në Kosovë e në këtë rast në Kamenicë. Investimet tona i keni parë edhe vetë në projektor, që i kemi bërë brenda vitit 2022 dhe nuk do të ndalemi. Kamenica ka një mërgatë të fortë, mundemi të them, se është një ndër komunat që më së shumti ka mërgimtarë“.

Mobi Casa

Prezantimi i punës që është bërë në Komunë e me rrethinë, zgjati gati një orë dhe thuajse të gjithë mbetën të kënaqur. Më pastaj, fjalën e mori edhe drejtori për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, z.Berisha, i cili bashkëbisedoi me bashkatdhetarët e interesuar, që duan të investojnë dhe si të arrijnë deri te investimi pa pengesa, duke ditur, se pushimet e mërgimtarëve janë të shkurta, pra të mos ketë shumë pritje, por të jetë një zyre enkas që të dëgjojnë dhe të shohin projektin e mërgimtarëve. Edhe drejtori dhe kryetari, edhe njëherë, ia bënë të ditur të pranishmëve, se byrokraci nuk ka, por ka rregulla sipas ligjit që duhet të filtrohen dhe të mos ketë telashe, por gjithçka sipas ligjit. Konsuli i Kosovës, z.Kastrati edhe njëherë, pas prezentimit të punës që është bërë dhe që po bëhet e që do të bëhet nga kryetari i komunës dhe stafi i tij, ia dha mundësinë bashkatdhetarëve të pranishëm, që të bëjnë pyetje apo sugjerime, po pse jo edhe nëse ka kritika. Bashkëbisedimi ishte shumë miqësorë.

Në mesin e shumë intelektualëve, si Dr.Mentor Bilalli, avokat, Orhan Spahiu, afaristë, kishte edhe veprimtarë, bamirës nëpër shoqata, si ajo e shoqata “Topanica“, që njihet shumë e suksesshme, ku përfaqësuesi i tyre, z.Burhan Morina i parashtroi dy pyetje kryetarit në lidhje me disa projekte që i kanë bërë kjo shoqatë dhe që në të ardhmen të kenë edhe bashkëpunim me komunën, pastaj përfaqësues të shoqatës”Koretini“, afaristi i
njohur në Zvicër Isen Dervishi nga komuna e Kamenicës, Fikret Shkodra afarist, shoqata e dy Karaçevave e ulëta dhe e epërmja, shoqata e Muçivërcës, Hogoshtit dhe Kopernicës.

Edhe afaristë të kësaj ane, si vëllezërit Shkodra deshën të informohen në një projekt që e kanë realizuar në komunën e Kamenicës dhe a do të realizohen edhe disa lehtësime. Nuk munguan edhe pyetje, që të gjej komuna mundësi, që ti ofroj afaristët e komunës, që të investojnë, sepse do të vije një kohë, sidomos te gjeneratat e reja, që nuk do të investojnë, jo pse nuk duan, por janë mësuar me sistem të Zvicrës të punojnë, që të mos kenë vonesa dhe kushte të ndryshme për dokumente që bëhen gjithandej.

Ajo çka duhet përmendur, se gjatë gjithë takimit, nuk u përmend subjekti politikë nga vjenë kryetari, kjo është për të përshëndetur, sepse tekefundit, nuk ishte takim fushate për zgjedhje, por takim me bashkatdhetarë të Kamenicës me rrethinë.

Gati tre orë diskutime e prezentime, kamenicasit nuk u ndanë pa darkuar së bashku me kryetarin e tyre dhe me konsullin si dhe me stafin. Në këtë takim ishin edhe përfaqësues të radios së parë shqiptare edhe atë nacionale në Zvicër, albradio.ch, që e njoftuan konsullin dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës dhe i ofruan bashkëpunim në të ardhmen.

Një projekt medial shumë i pritur për bashkatdhetarë tanë në nivel Zvicre. Pra, tash e tutje, mërgata jonë, do të ketë radion e vet, ku do të keni programe të të gjitha fushave të jetës. Edhe darka që u shtrua për nder të kryetarit të komunës së Kamenicës dhe stafit të tij ishte miqësore, darkë pune, ku edhe konsulli i Kosovës ngriti dolli i uroi suksese kryetarit dhe stafit të tij si dhe të gjithë bashkatdhetarëve për një vit të mbarë. Të ecim me suksese dhe punë dhe vetëm punë. Ishte një gjest shumë i mirë nga kryetari, që kishte sjellur nga Kosova, nga një fletore shënimesh me llogo të komunës dhe stilolapsa, ku të pranishmit morën nga një në shenjë kujtimi dhe në fund nuk munguan edhe fotot. Sipas burimeve tona, kryetari do të qëndroj edhe këtë të shtune dhe të diele dhe do të ketë edhe disa takime të tjera për të mirën e Kamenicës. Takimet e tilla janë të mirëpritura për bashkatdhetarë dhe dëshmojnë, që mërgata jonë, ishte dhe do të mbetet, arteria kryesore e së mirës për atdheun. Nuk ka më mirë thanë disa mërgimtarë, kur takimi përfundon me buzëqeshje dhe me urime të mira për njëri tjetrin. Nuk do koment, bashkatdhetarët e Kamenicës me rrethinë u pa edhe njëherë, se nuk ka rëndësi nga cili subjekt politikë vjenë kryetari, ata respektojnë dhe nderojnë detyrën dhe e çmojnë ai që punon dhe nëse ndodh e kundërta, vota është treguesi më i mirë.

/ Përgatiti: Dashnim Hebibi/