UBT

Kadri Rahimaj: Biznesi “Tasneem” investon 1.6 milionë euro në Kamenicë, krijohen 12 vende të reja pune

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se biznesi “Tasneem” ka vendosur të investojë 1.6 milionë euro në Kamenicë, duke zgjedhur vendlindjen si destinacion për zhvillimin e aktivitetit të tij prodhues, me synim eksportimin e produkteve në Zvicër.

Përmes një postimi publik, Rahimaj theksoi se ky është një tjetër investim i rëndësishëm për komunën, i cili pritet të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas tij, Komuna e Kamenicës dhe kompania kanë arritur një marrëveshje në vlerë prej 74,257.40 euro, e cila parasheh rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për funksionalizimin e këtij investimi.

FIDANISHTJA

Kryetari Rahimaj bëri të ditur se në kuadër të këtij projekti pritet të punësohen 12 persona, ndërsa produktet e biznesit do të eksportohen në tregun zviceran, duke e shndërruar investimin në një shembull të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat.

Ai vlerësoi se investime të tilla janë dëshmi se Kamenica po krijon kushte gjithnjë e më të favorshme për bizneset dhe investitorët, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.