Mobi Casa

Kadetet e KB “Drita” kampione të Kosovës në basketboll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Basketbollistet kadete të KB Drita nga Gjilani janë shpallur kampione të Kosovës, pasi në ndeshjen finale kanë mundur ekipin e Junior 06 nga Prizreni me rezultat 69-55. Ky titull i KB Drita vije pas vitit 2009, kur gjithashtu është shpallur kampion i Kosovës.

Gjatë tërë rrjedhës së kampionatit, KB Drita nga Gjilani ka treguar lojëra të pëlqyeshme, nën udhëheqjen e kryetrajnerit Afrim Selimi, kurse ka shpërthyer sidomos në garat e përfundimtares, ku në gjysmëfinale ngadhënjyen ndaj KB Vushtrria.

Kryetrajneri Afrim Selimi,tha se kemi punuar mirë gjatë tërë vitit, kurse e tërë kjo punë është shpërblyer me marrjen e titullit të kampionit. Ai ka përmendur lojtaret si: Erika Nuhiu, Lenda Ramadani dhe Sara Sermaxhaj, të cilat kanë treguar mentalitet kampioni dhe sidomos janë dalluar në ndeshjet e përfundimtares.

Fundamenti

Sipas Selimit, këto basketbolliste dhe të tjerat e ekipit janë e ardhmja e basketbollit gjilanas dhe atij kosovarë dhe pritet që në një të ardhme të afërt, ato denjësisht ta përfaqësojnë basketbollin tonë.

Njëra ndër basketbollistet më të dalluara të kësaj gjenerate, Erika Nuhiu, thotë se ndjehet e lumtur që ajo me gjeneratën e saj është shpallë kampione e Kosovës. Ai ka thënë fjalë miradije për trajnerin e saj, Afrim Selimi, por edhe ndihmësit e tij, të cilët me përkushtim të pashoq, kanë dhënë kontribut të çmueshëm në sukseset e ekipit./rajonipress/