Fundamenti

Kadare: “Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka shprehur konsideratë të veçantë për kontributin e gjithanshëm të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare, i cili në krijimtarinë e tij të gjerë letrare ka sublimuar frymën dhe kulturën albanologjike, duke afirmuar letërsinë shqipe në rrafshin ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare biseduan për orientimin dhe vlerat e qytetërimit perëndimor si prirje e vjetër e natyrshme e shqiptarëve kudo në Ballkan.

“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.

“Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”, shtoi Kadare.

Mobi Casa

Në këtë takim presidenti Thaçi rikujtoi qëndrimet e drejta të Ismail Kadaresë, i cili që në vitet e nëntëdhjeta insistonte për rezistencë më aktive.

Me paraqitjet e tij në shtypin francez, Kadare vazhdimisht kishte afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës.

Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.

Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë laureat i Çmimit Nobel për letërsi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.