Kadare përsëri kandidat për Nobel

Shkrimtari japonez, Haruki Murakami përsëri është favoriti kryesor për Çmimin Nobel për Letërsi. Ky është emri që del nga sajtet e bastoreve të njohura botërore Ladbrokes.com dhe Unibet.com, një muaj para se Komiteti i Nobelit të komunikojë se kush do të jetë fituesi i sivjetshëm i këtij çmimi më prestigjiozë për letërsi. Por, në këtë listë ndodhet edhe emri i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Në listën e sajtit të bastores së Ladbrokes.com Kadare radhitet në vendin e njëzetenjëtë.
I dyti në këtë listë është Joyce Carol Oates, i treti Peter Nadas. Në listë janë po ahtu edhe Milan Kundera, Nuruddin Farah, Salman Rushdie, Umberto Eco dhe emra të tjerë të letërsisë botërore.
Shkrimtari më i njohur japonez, Haruki Murakami, që sivjet ka shkruar romanin “Cukuri Tazaki i pangjyrë dhe vitet e tij të pelegrinazhit”, njihet me romanet “Pylli norvegjez”, “Luaj, luaj, luaj”etj, d konsiderohet kandidati më i mundshëm për Çmimin e sivjetshëm të Nobelit.