UBT

Kadare, për së dyti kandidat i çmimit The Independent

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është për herë të dytë kandidat për çmimin britanik The Independent. Në garë për këtë çmim janë 16 shkrimtarë, në 13 gjuhë të ndryshme nga e gjithë bota, mes tyre dhe nobelisti Orhan Pamuk.

Kadare me librin “Darka e gabuar”, përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson, ndodhet midis emrave të shquar të letërsisë botërore në këtë listë. Ndërkohë, ka pasur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja, raporton Balkanweb.

Kjo është hera e dytë që Kadare nominohet për çmimin The Independent. Herën e parë ai e kryesoi listën The Independent 2007 pothuaj deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos.

Uji Dea

I themeluar nga gazeta The Indipendent, më 1990 si Çmim i Letërsisë së Huaj, The Independent Foreign Fiction Prize është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet ditën e enjte, më 11 prill, dhe fituesi do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në muajin maj 2013.

The Independent Foreign Prize nderon veprën letrare më të mirë të një autori, i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. I vetmi fitues jo evropian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmë-autobiografik, gjatë dhe pas luftës në Vietnam, The Sorrow of War. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë laureatë të çmimit Nobel: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk, më 1990.