RCCOLA

Kadare në garë për çmimin britanik “The Independent”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Londër – Gazeta londineze The Independent botoi sot listën e shkurtër prej gjashtë shkrimtarësh, të cilët janë në garë për marrjen e çmimit The Independent Foreign Fiction Prize 2013.

Në këtë listë bie në sy emri i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, i cili me romanin “Darka e gabuar” (në anglisht The Fall of the Stone City, nga shqipja e John Hodgson) ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe shtypit britanik.

The Independent Foreign Prize është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Nga lista e gjatë prej 16 shkrimtarëve dhe 13 gjuhëve, kjo listë është shkurtuar në 6 autorë dhe 4 gjuhë: (Darka e gabuar) e Ismail Kadare, Dublinesque e Enrique Vila-Matas (Spanjë), The Detour e Gerrband Bakker (Danimarkë), Traveller of the Century e Andrés Neuman (Spanjë), Bundu e Chris Barnard (Afrikë), dhe Trieste e Dasha Dërndiq (Kroaci).

Bien në sy skualifikimi nga kjo garë e nobelistit Orhan Pamuk, me librin e tij “Silent house”.

KKVITI

Shkrimtarja Elif Shafak, një nga anëtarët e jurisë së këtij viti, tha se lista e shkurtër e gjashtë titujve “reflekton një larmi magjepsëse stilesh, zhanresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota”.

Ndërsa Antonia Byatt, drejtore e Arts Council England tha: “Ky shortlist i fortë nxjerr në pah pasurinë dhe larminë e letërsisë nga i gjithë globi, të cilën lexuesit këtu mund ta shijojnë dhe eksplorojnë falë aftësive të pabesueshme të përkthyesve”.

Si raporton BalkanWeb, fituesi i këtij çmimi do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, më 20 maj 2013. Vlera e tij është 10 000 funte dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.(koha)