FITORJA

Kadaj-Bujupi: Parimet më larguan nga AAK-ja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Largimi i saj nga AAK-ja nuk ka të bëjë me mosmarrëveshje personale, por me dallime konceptuale. Donika Kadaj-Bujupi në intervistën dhënë “Zërit”, ka thënë se bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar.

Devijimi i bindjeve, i konceptit dhe i parimeve brenda AAK-së ka bërë që ish-shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi të largohet për t’iu bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend “Vetëvendosjes”. Ajo thotë se e bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj, për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Kadaj-Bujupi tha se largimi i saj s’ka të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale. Thotë se po ndihet mirë me LVV-në si alternativë socialdemokrate. Ndërkohe që mohon të jenë marrë vesh për ndonjë post specifik brenda partisë.

Uji Dea

Zëri: Nuk ka qenë i pritshëm kalimi juaj në LVV. Pse kaq shpejt vendosët që të largoheni nga partia, ku ishit shefe e grupit parlamentar?

Kadaj-Bujupi: Pas një periudhe të gjatë të rezistencës dhe kundërshtimit si opozitë e bashkuar dhe pas lirimit nga arresti shtëpiak kuptova se gjërat nuk ishin njësoj. Dhe se duhej të zgjidhja ndërmjet të qëndruarit në AAK me rrezikun e devijimit nga bindjet, koncepti dhe besimi në ndryshim. Parime mbi të cilat u bëmë bashkë dhe vepruam për shtatë muaj. Apo ruajtjen e bindjeve duke vazhduar rrugën e nisur bashkë me opozitën vitin e kaluar. U përcaktova për të dytën. Pra ta ruaj dhe të punoj për jetësimin e asaj në çka besoj dhe për të cilën u vetëmohuan deputetët e opozitës, aktivistët dhe qytetarët që na përkrahën në protesta për muaj të tërë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.