Eko Higjiena

Kadaj-Bujupi: Ne s’jemi si PDK-ja!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtarja e kryesisë së AAK-së, deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet në AAK, që sipas saj pritën të mbahen diku kah mesi i muajit prill.

Ajo ka thënë se në këtë aspekt AAK-ja nuk është si PDK-ja, duke aluduar në votimin me aklamacion për të zgjedhur kryetarin.

Ajo ka thënë se Konventa e PDK-së, ka qenë një organizim i tepruar. Sipas saj, edhe pas gjithë këtij organizimi, pas gjithë atij ndriçimi siç është shprehur ajo, nuk është parë asgjë demokratike.

FIDANISHTJA

PDK-ja sipas saj, nuk mund të thuhet se është parti e djathtë. Mundësia më e mirë për përmirësimin e jetës në Kosovë sipas deputetes, është largimi i kësaj qeverie.

Sipas saj, AAK-ja pas zgjedhje të brendshme do të dalë edhe më e fortë, vecanerisht pasi tash në Kosovë është lideri i saj, Ramush Haradinaj.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, zonja Bujupi ka folur edhe për koalicionin e mundshëm PDK-AAK, duke theksuar se me Haradinajn Qeveria e Kosovës do të jetë më e fuqishme, duke iu referuar 100 ditëshit të qeverisjes së Haradinajt. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.