Fundamenti

Kadaj-Bujupi: Koha e fundit që PDK-ja të shkojë në opozitë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja Donika Kadaj- Bujupi nga AAK-ja, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së është shprehur e bindur se të enjten Blloku VLAN do të arrijë të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe më pas të vazhdojnë edhe me krijimin e qeverisë. Është e bindur se asnjë deputet i AAK-së nuk do ta votojë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Thotë se është koha e fundit që PDK të shkojë në opozitë.

Kadaj-Bujupi ka thënë se Blloku VLAN tashmë i ka 83 vota të konfirmuara. Ndërsa edhe pa minoritetet, thotë se do të mund të vazhdojnë me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“PDK po mundohet deri në minutat e fundit që të shpëtoj dhe të mbes në pushtet por nuk do të ia dal. Shumë shpejt Kosovën do ta nxjerrim nga kjo amulli që po mundohet ta mbajë PDK-ja”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk do ta lëshojnë seancën. Do të qëndrojmë në seancë dhe të presim dështimin e seancës”.

Kadaj-Bujupi është e bindur se asnjë deputet i AAK-së nuk do të votojë për kandidatin e PDK-së për kryekuvendar.

KKVITI

Thotë se Kosovës i duhen institucionet sa më parë, “dhe shtyrja e seancës konstituive, është e papranueshme”.

Këtë ajo e quan blerje të kohës për të tentuar blerjen e deputetëve.

“Konsideroj se kësaj periudhe i ka ardhur fundi dhe se shumë shpejt brenda pak ditëve ky Bllok do të krijoj institucionet”, tha Kadaj-Bujupi në Interaktiv.

I quan “të dhimbshme” përpjekjet, siç thotë kundër Bllokut, pasi thotë se Blloku vetëm po forcohet.

“Është koha e fundit që PDK-ja të shkojë në opozitë. PDK nuk ka më asnjë partner që të bashkëqeverisë me këtë subjekt politik”, tha ajo. /Telegrafi/