KKGJILAN

Kada-Bujupi: “Vetëvendosja” qesharake dhe e papjekur

/ 3 minuta lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i quan qesharake thirrjet e Lëvizjes “Vetëvendosjes” drejtuar asaj që mos të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi tha se përzierja e “Vetëvendosjes” në punët e AAK-së, është papjekuri politike.

Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuesit e së cilës një ditë më parë, i kërkuan AAK-së që mos të hyjë në Qeveri me PDK-në, ndërsa ironizuan me Blerim Shalën, duke thënë se ai mund të bëhet vetë pjesë e koalicionit nëse dëshiron, por pa AAK-në. Deputetja e AAK-së, i quan këto deklarata qesharake dhe papjekuri politike nga ana e Vetëvendosjes.

“Aleanca i ka strukturat e veta, e ka kryesinë, këshillin drejtues, i ka degët, i ka njerëzit të cilët në takimet e ndryshme marrin vendime për veten. Prandaj, një përzierje e tillë është më të vërtetë qesharake dhe tregon se këta njerëz nuk kanë përvojë politike dhe e kanë humbur rrugën në oborr”, tha Kada-Bujupi për Radio Kosovën.

Ndërsa, një ditë më parë Glauk Konjufca nga Lëvizja “Vetëvendosje” i ka onsideruar politikisht korrekte përzierjet në një subjekt tjetër politik.

“Ne merremi me të gjithë, sepse ne jemi këtu në Kosovë dhe subjektet politike i takojnë Kosovës, kurse vendimet iu takojnë atyre”, ka thënë Konjufca një ditë më parë në një konferencë për media.

Deklaratat e Konjufcës është plotësuar nga nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti.

Fidanishtja

”Çka do që mund të bëjmë që ta shtojmë presionin publik ndaj partive tjera për të mos u bërë pjesë e valles, ne do ta bëjmë”, tha ai.

Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi, u jep përgjigje këtyre deklaratave. Ajo thotë se udhëheqësit e “Vetëvendosjes” kanë nevojë për ligjërata patriotike, sepse shumica prej tyre kanë ikur nga Kosova në kohën e luftës, teksa për udhëheqësit e AAK-së thonë se janë pikërisht këta njerëz që kanë dëshmuar se dinë t’i dalin zot vendit.

“Është lehtë të jesh komandant pas betejës. Ne e dimë që Aleanca është dëshmuar me kohë, vijat e saj i ka mbajtur çdo herë dhe nuk kemi nevojë për leksione patriotike”, tha ajo.

AAK-ja ka disa ditë që zyrtarë të kësaj partie dalin me deklarata të ndryshme sa i përket hyrjes në koalicion qeveritar me PDK-në.

Kada-Bujupi thotë se në momentin kur kjo do të jetë temë për t’u biseduar, do të diskutohet brenda strukturave vendimmarrëse të partisë, por kjo do të ndodhë atëherë kur të kthehet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/