Kacafyten për armët e gjuetisë në Ramnishtë të Vitisë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në fshatin Ramnishtë të Vitisë raportohet se tre të dyshuar meshkuj shqiptar pas një mosmarrëveshje janë kacafytur në mes vete, ku njeri prej të dyshuarve në vetëmbrojtje ka marrë armën e gjuetisë pronë e vëllait të tij njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë të dyshuarit e tjerë pastaj i kanë marrë armën e gjuetisë dhe janë paraqitur në stacionin policor të Vitisë.

Mobi Casa

Nga njësitet policore arma e llojit ”Magnum” është konfiskuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt./rajonipress/