Fundamenti

Kabashi, tërësisht i Juventusit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori shqiptar me pasaportë italiane, Elvis Kabashi ka kompletuar transferimin e tij te gjiganti italian, Juventus. Kampionët aktual të Italisë kanë blerë dyshen e Empolit të cilët ishin të huazuar në Juventus Primaviera, Kabashi-Rugani të cilët kanë shkëlqyer me moshat e reja të ‘Zonjës së Vjetër’.

Mesfushori 19-vjeçar edhe pse tani zyrtarisht është pjesë e gjigantit italian, ai nuk pritet të qëndrojë gjatë në Torino, pasi përsëri do të huazohet te ish-skuadra e tij, Empoli ku do të qëndrojë për një vit, për të pasur hapësira më të mëdha për të luajtur.

Mobi Casa

Muaj më parë lojtari kishte refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë duke pritur përgjigje nga ‘Azzurët’./tribuna/