Fundamenti

Kabashi, pasardhësi i Marchisios

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio e ka lavdëruar talentin shqiptar Elvis Kabashi, për të cilin thotë se ka ngjashmëri me të. Futbollisti i ri shqiptar po shkëlqen në ekipin e të rinjve të ‘Zonjës së Vjetër’, ku ishte transferuar nga Empoli.

“Një tjetër Marchisio? Gjërat kanë ndryshuar tashmë, sepse në ekipin e të rinjve luaja përpara mbrojtjes e më pas më përpara. Por, më duhet ta them se Kabashi, i cili ushtron me ne gjatë javës, ka aftësi të rëndësishme fizike dhe si mesfushor që është, njëjtë si unë, kur vjen të ushtrojë me ne, mundohem t’i jap këshilla për t’u përmirësuar në këtë rol”, deklaroi përfaqësuesi italian në një intervistë për Sky Sport.

Mobi Casa

Kabashi ishte ftuar në ekipin e parë të Juventusit gjatë këtij viti, por nuk ka arritur ende të debutojë në skuadrën e Antonio Contes. Ndërkaq, në ekipin e të rinjve ai është lojtar shumë i rëndësishëm.

18 vjeçari u kishte rënë në sy skautëve të Bianconerëve pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me ekipin e të rinjve të Empolit. Së fundmi në Juventus ishte transferuar nga Kroacia edhe futbollisti tjetër shqiptar, Elvir Maloku.