Eko Higjiena

Kabashi i Vitisë po bëhet me dy parqe të reja

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Kabash të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e dy hapësirave publike, konkretisht parqeve të reja.

Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për rregullimin e këtyre hapësirave në interes të gjithë banorëve që jetojnë në këtë fshat.

Fundamenti

Përndryshe Haliti, ka potencuar se qeverisja e tij do të vazhdoj të realizoj edhe shumë projekte të tjera në të gjitha lokalitetet duke potencuar se krijimi i hapësirave publike është në interes të qytetarëve, në veçanti të hapësirave gjelbëruese që ndikon pozitivisht edhe në shëndetin publik.

Ai tha se investime të tilla janë duke u bërë në lokalitete të ndryshme të kësaj komune, duke përmendur edhe parkun që po krijohet në vendin e quajtur “Strazhi” në Stubëll të Epërme të Vitisë dhe disa lokalitete të tjera./rajonipress/