UBT

Ka vdekur një serb 54 vjeçar në Leposaviq

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një person, S.Aksentijeviq, mashkull 54 vjeqar, i përkatësisë etnike serbe, është raportuar të ketë humbur jetën si rezultat i shpërthimit të një granate dore brenda shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:20 min, në fshatin Beluce të Leshakut, komunë e Leposaviqit, ndërsa policia ka pranuar informatën fillestare nga bashkëshortja e të ndjerit e cila ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

Bazuar në informatën fillestare të ankesës, dyshohej se viktima ka vetaktivizuar mjetin eksplodues, një granatë dore.

Në vend të ngjarjes veç njësive patrulluese të stacionit Leposaviq, janë paraqitur edhe Prokurori Publik së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës të drejtorisë rajonale të Policisë në Mitrovicë, si dhe njësiti policor për identifikim të mjeteve improvizuese eksploduese të cilët kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes.

Hidromorava

Sipas ekspertëve për identifikim të mjeteve eksploduese, besohet se mjeti shpërthyes i përdorur në këtë rast, është një granatë dore, tip M-75, prodhim jugosllav.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si vdekje nën rrethana të dyshimta ndërsa hetimet lidhur me rastin dhe sqarimin e rrethanave të incidentit, janë duke u ndjekur nga hetuesit rajonal të Policisë në Mitrovicë./Indeksonline/