Ka shtënë me armë zjarri, policia konfiskon gëzhoja, një pistoletë dhe 70 fishekë

Viti – Në fshatin Radivojcë, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 13 gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 70 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/