Ka rënë prodhimi i thëngjillit edhe konsumi i tij

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2013, Kosova ka prodhuar rreth 2,17 milionë tonë thëngjill. Në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012), ka rënie të sasisë së prodhuar për 0,8 për qind.
Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2013 Kosova ka konsumuar 2,02 milionë tonë thëngjill, në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012) ka ulje të sasisë së konsumuar për 11,6 për qind.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në publikimin e tyre “Bilanci i Energjisë “ për TM4 2013 janë paraqitur të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve të tjerë.
Prodhimi i energjisë eklektike në TM4 2013, në termocentrale (TC) dhe Hidrocentrale (HC) është 1 566,6 GW/h, ku 96,9 për qind është prodhuar në termocentrale dhe rreth 3,1 për qind në hidrocentrale. Në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012), ka ulje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 5,4 për qind.
Në tremujorin e katërt të vitit 2013 në Kosovë janë importuar 147,5 GËWh energji elektrike, në raport me tremujorin e njëjtë të viti të kaluar (TM4 2012), kemi rritje të sasisë se importuar për 4,0 për qind, transmeton KP.
Në këtë tremujor (TM4 2013) në Kosovë janë eksportuar 142,1 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012) kemi rënie për 12,3 për qind.
Në tremujorin e katërt (TM4 2013), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 969,4 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2012), sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur 5,1 për qind. /Telegrafi/