RCCOLA

Ka plaçkitur bankën, dënohet me 4 vjet burg kosovari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trupi gjykues, pranimin e tij se veprën e kishte kryer nga halli financiar, e ka marrë si rrethanë lehtësueseTë martën në Gjykatën e landit në Feldkirch (Austri) është dënuar një shqiptar 25 vjeçar i Kosovës me katër vjet burg për plaçkitje të rëndë. Ai ka pranuar se në dhjetor të vitit 2012 ka grabitur një bankë në Koblach.

Me rastin e sulmit ai kishte kërcënuar punëtorët e bankës me një thikë kuzhine dhe i kishte detyruar ata t`ia dorëzonin 27.000 euro. Pas plaçkitjes, ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes por “gëzimi” i tij kishte qenë jetëshkurtër. Pas vetëm 40 minutash ishte kapur nga policia dhe i ishin konfiskuar paratë e grabitura.

Duke u përgjigjur para trupit gjykues, 25 vjeçi ka thënë se këtë akt e kishte kryer për shkak të problemeve financiare që kishte.

Hidromorava

Sipas tij, e fejuara e tij po priste të lindte një fëmijë dhe duhej të abortonte fëmijën.

Kështu, familja e vajzës e kishte vënë aq shumë nën presion sa që ai, si azilkërkues që ishte, nuk kishte parë mënyrë tjetër shpëtimi përveç plaçkitjes së bankës.

Trupi gjykues, faktin se i riu nuk kishte qenë i dënuar asnjëherë më parë dhe pranimin e tij se veprën e kishte kryer nga halli financiar, e ka marrë si rrethanë lehtësuese. Me masën e shqiptuar 4 vjet burg, është bërë përjashtim pasi që dënimi më i ulët për këtë vepër është 5 vjet burg. Dënimi është i plotfuqishëm.(albinfo)