Uji Dea

Ka përfunduar dezinsektimi në Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Dezinsektimi është realizuar në katër faza, në periudhë kohore rreth 21 ditë nga njëra-tjetra duke filluar nga muajit mars dhe ka përfunduar me 30 korrik tha Xhemajl Salihu.

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe krijimit të një jete më të rehatshme të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, edhe këtë vit është kryer dezinsektimi në komunën tonë, i cili është realizuar në tri faza të parapara, e që me kërkesën tonë si komision, por edhe me vullnetin e kompanisë, është realizuar edhe faza e katërt e dezinsektimit. Këtë punë e ka bërë kompania N.SH. “FAUNA”, nga Gjilani tha Xhemajl Salihu.

Salihu, tha se në bazë të projektit të paraparë nga Kuvendi Komunal, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe me vendim të Kryetarit të Komunës, sipërfaqja e paraparë e dezinsektimit ka qenë 1000 hektarë, e që mendojmë se ky projekt është realizuar në tërësi, ndoshta edhe më tepër.

FITORJA

“Si zakonisht, dezinsektimi është bërë në vendet me më shumë insekte në qytet, por në përgjithësi, është reaguar thuajse në tërë sipërfaqen brenda qytetit, ku mendojmë se të gjitha fazat janë trajtuar si duhet dhe me sukses. Për këtë konstatim ne bazohemi në reagimet e qytetarëve të cilët zakonisht e mirëpresin dhe e vlerësojnë si efekt pozitiv, për çka edhe janë falënderues, për punën që është bërë” tha drejtori Salihu.

“Dezinsektimi është realizuar në katër faza, në periudhë kohore rreth 21 ditë nga njëra-tjetra duke filluar nga muajit mars dhe ka përfunduar me 30 korrik. Ndërkaq dezinfektimi i objekteve komunale – shkollore, është paraparë të filloj në fund të muajit gusht dhe të përfundoj në fillim të muajit shtator”tha Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.