FITORJA

Ka mungesë të kuadrit në gjuhën angleze dhe matematikë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fahri Qerimi tha se një ndër sfidat është edhe mungesa e kuadrove në lëndën e Gjuhës Angleze dhe në lëndën e Matematikës.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi së bashku me Drejtorin për Arsim Fehri Qerimi janë takuar me drejtorët e shkollave të kësaj Komune. Me këtë rast ata kanë diskutuar lidhur me procesin edukativo mësimor, menaxhimin e buxhetit në shkolla nga Drejtorët, Konkursi për përzgjedhjen e kuadrit si dhe detyrat, puna dhe sfidat që do t`i përcjellin ata gjatë punës edukative dhe mësimore.

Gjatë këtij takimi është theksuar se në shumicën e shkollave të Vitisë ka rënie të numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Nexhmedin Arifi kryetari i Komunës së Vitisë theksoi se është shumë me rëndësi që drejtorët të bashkëpunojnë ngushtë me mekanizmat institucional me qëllim që procesi edukativo arsimor në këtë komunë të jetë në nivel të kënaqshëm.

Mobi Casa

Ai shtoi se Komuna e Vitisë i ka dhënë prioritet arsimit pasi që vetëm përmes një shoqërie të arsimuar Vitia mund të zhvillohet në të gjitha segmentet e saj. Ndërsa Drejtori i Arsimit Fehri Qerimi tha se kjo drejtori ka përcaktuar disa objektiva si ngritjen e cilësisë në mësim, ngritjen e kapaciteteve, vijueshmëria, respektimi i orarit të punës dhe atë 5 ditë në javë.

Qerimi kërkoj nga drejtorët që t`i paraqesin shqetësimet dhe problematikën me të cilën përballën ata. “Shkolla është vendi ku fëmijët tanë duhet të arsimohen dhe edukohen , kjo është sfidë , por edhe obligim i juaj andaj ju bëjë thirrje që punën si drejtorë të shkollave ta bëni me përgjithësi të plotë pasi e ardhmja e fëmijëve tanë varët edhe nga puna juaj” u shpreh Qerimi.

Ai tha se një ndër sfidat është mungesa e kuadrove në lëndën e Gjuhës Angleze dhe në lëndën e Matematikës. Ndërsa Drejtorët e Drejtorive paraqitën disa nga pengesat dhe sfidat me të cilën ballafaqohen shkollat si buxheti i vogël, numri në rënie i nxënësve, por edhe mungesa e normave të plota për mësimdhënësit.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth raportit të mësimdhënësve dhe nxënësve sipas udhëzimit administrativ të MASHT-it 19/2009./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.