“Ka marrëveshje edhe pa nënshkrim”, Hovenier: Marrëveshja bazë ligjërisht e detyrueshme për palët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vlerësuar se ka një hap pozitiv nga takimet e ndara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me liderët e shteteve kryesore të BE-së.

“Mendoj se duhet ta shohim atë takim si mundësi të jashtëzakonshme që kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës, kryeministrja e Italisë së bashku me Përfaqësuesin e Lartë Borrell, me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Mishel dhe të tjerët të ulen dhe të flasin ndaras me secilin prej tyre për të parë ku qëndrojnë gjërat dhe për të kërkuar që të frymëzojnë përparim në këtë proces”, tha ambasadori Hovenier në emisionin “Politiko” në Kanalin 10.

Sipas tij, kjo pasqyron seriozitetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të udhëheqjes evropiane për të vënë këtë proces në fazë tjetër.

“Nëse e lexoni deklaratën e tyre të përbashkët, sepse ata dhanë deklaratë të përbashkët më 27 tetor, aty janë disa gjëra të rëndësishme. Aty janë shprehur disa pritje të rëndësishme; pritjet që palët të përmbushin zotimet e tyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Ata e vënë në pah se kjo duhet të bëhet pa parakushte, pa vonesa dhe vënë re se Kosova veçanërisht duhet të ecë përpara me zotimin e saj për zbatimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe siç thonë në deklaratën e tyre, ata njëkohësisht presin që Serbia të përmbushë zotimin për njohjen ‘de facto’”, tha ai.

Uji Dea

I pyetur se a ka nxjerrë ky takim diçka konkrete për procesin e dialogut, ambasadori u shpreh që po duke theksuar se nuk është e domosdoshme që të këtë nënshkrim të marrëveshjeve.

Ambasadori tutje tha që nga këndvështrimi tyre “ndërsa ne e pranojmë interesin e Kryeministrit Kurti për të pasur një nënshkrim, mendojmë se është shumë më pak e rëndësishme sesa rëndësia aktuale që të ecim përpara me zbatimin e plotë dhe të plotë të të gjitha detyrimeve të marrëveshjes nga të dyja palët”.

Ambasadori amerikan tregon arsyen se SHBA nuk është neutrale. Ai tha se SHBA e mbështesim Kosovën si një shtet të pavarur demokratik, sovran, transmeton Gazeta 10

“Epo, ne nuk jemi neutral. Ne e morëm vendimin në vitin 2008. Ne e mbështesim Kosovën si një shtet të pavarur demokratik, sovran. Unë ndonjëherë e krahasoj si pjesë të këtij procesi me shikimin e një ndeshje futbolli, ku tashmë mund të dini rezultatin përfundimtar në tabelën e rezultateve, e dini si përfundon ndeshja, e di se çka do të ndodhë në fund”, theksoi ai.