Ka filluar të realizohet projekti “Ta luftojmë kancerin e gjirit”

Gjilan – Grupi joformal i grave të komunës së Kamenicës, ka filluar të realizojë projektin “Ta luftojmë kancerin e gjirit“, projekt ky i mbështetur financiarisht nga buxheti i komunës.
Në kuadër të këtij projekti , specializanti i mjekësisë nukleare ,dr. Fakir Spahiu, do të ligjërojë në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Komunës së Kamenicës .
Shqipe Berisha-Maliqi, kryetare e grupit joformal të grave, ka thënë se në këto ligjërata do marrin pjesë edhe gra të moshave të ndryshme , të cilat kanë mundësinë të informohen si dhe të shtrojnë pyetje e njëkohësisht edhe të bëjnë ekzaminimin .
Ajo tha se krahas ligjëratave do të shpërndahen edhe fletëpalosje të cilat do të ndikojnë sado pak në vetëdijesimin e grave për vetë-ekzaminimin e kësaj sëmundjeje./rajonipress/