Fundamenti

Ka filluar shpërndarja e kontejnerëve familjarë në komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Isuf Rrudhani menaxher në Kompaninë regjionale të mbeturinave “Higjiena” SH. A. njësia punuese në Kamenicë, tha se nga dje ka filluar shpërndarja e kontejnerëve familjarë në këtë lagje.

Fillimisht përfitues të kontejnerëve do të jenë parapaguesit e rregullt, kurse gjatë ditëve në vijim do të shpërndahen në bazë të kërkesave të qytetarëve.

Mobi Casa

Kurse Sabri Hyseni qytetarë në lagjen “ Iliria” tha se tash e tutje do të jetë një lagje më e pastër. Ai falënderoi udhëheqësit komunal si dhe përfaqësuesit e USAID-it, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e kësaj lagje.

Projekti është bashkëfinancuar nga USAID-i përmes projektit DEMI me 80% dhe pjesëmarrje të komunës së Kamenicës me 20%. Janë gjithsej 2589 kontejnerë familjarë 120 litërsh që do të shpërndahen në ditët në vijim./rajonipress/