UBT

Ka filluar Seminari mbarëkombëtar me mësuesit e diasporës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nikoqire e takimeve të teta me radhë mësimdhënësit që japin mësim plotësues në Diasporë, këtë vit ishte Korça.

Në organizim të përbashkët të Ministrive të Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë në Korçë, ka filluar punimet Seminari i tetë mbarëkombëtar me mësuesit e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues SHSHMP në diasporë “Korça 2012”.

Ky seminar, siç njoftim Ministria kosovare e Arsimit, sivjet përkon me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në shenjë të të cilit është hartuar dhe promovuar edhe Abetarja e përbashkët Shqipëri – Kosovë.

“Historia ka treguar se në agime të ndryshimeve të mëdha, udhëheqësit e popullit dhe elitat intelektuale në diasporë kanë përkufizuar udhën e lirisë, madje kanë skicuar udhën për të ndërtuar institucionet.

Mobi Casa

Ju si çdoherë, ditët të përshtateni edhe me zhvillimet e reja që tani sjellë globalizmi dhe për rrjedhojë, si ambasadorë të shqiptarizmës, kudo që ishit dhe jeni, përfaqësoni dhe jeni një zë i artikuluar politikisht dhe kulturalisht i interesave dhe aspiratave të popullit tuaj”, tha Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit Ramë Buja.

Punimet e seminartit i ka përshëndetur edhe edhe zëvendësministri i Arsimit i Shqipërisë, Ardian Tano.

Një tjetër pikë e rëndësishme në këtë seminar, sipas MASHT-it, i është kushtuar Abetares së përbashkët. Mimoza Gjokutaj, profesoreshë në Universitetin e Tiranës, me punimin e saj “Abetarja e përbashkët në udhën e realizimit të ëndrrës mbarëshqiptare”, solli të dhëna lidhur me përpjekjet e kahershme për të parë një Abetare të përbashkët.