ARKATANA

Ka filluar rivitalizimi i parkut të qytetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ka filluar së realizuari projekti për rivitalizimin e parkut të qytetit të Vitisë, projekt ky i Komisionit Evropian që po zbatohet nga IOM-i.

Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i këndit të lodrave për fëmijë, amfiteatër për të rinj, fontana, këndi i pensionerwve etj.

Inspektimin e punimeve që po bëhen sot e ka bërë edhe kryetari Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe është takuar me punëtorët që po punojnë.

Kompania kontraktuese ka angazhuar rreth 40 punëtor që janë marrë nga Enti social i punësimit në Viti.

UBT

Poashtu janë vizituar edhe punimet e rregullimit të bustit të diplomatit amerikan Richard Hoolbruk që do të inaugurohet në fund të këtij muaji.

Ndërsa kryetari Haliti i shoqëruar edhe nga kryetari i Shoqatës shqiptare “Kosova-Shkupi” nga Bursa e Turqisë Rexhep Gyndyz, dhe me zyrtarë të tjerë komunal po ashtu kanë vizituar objektin e ri të shkollës së mesme teknike në Viti, ku edhe është biseduar mundësia për binjakëzimin e kësaj shkolle me një nga shkollat teknike të Bursës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, është biseduar edhe për këmbim të përvojave të nxënësve kosovar dhe atyre të Turqisë, si dhe mundësit për investime në këtë shkollë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.