Eko Higjiena

Ka filluar llogaritja verore e kohës, akrepat sot 60 minuta para

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sot, në natën mes të shtunës dhe të dielës (30-31 mars) ka filluar llogaritja verore e kohës, dhe ora ka shkuar 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte në orën 02:00, atëherë kur akrepat kanë kaluar 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Ekspertët thonë se ndryshimi do të na bëjë të ndjehemi pak më përgjumësh, të lodhur e disi të irrituar para se të mësohemi me ritmin e ri.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

UBT

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.

Në shtator të vitit 2018, Komisioni Evropian nxori një projekt-direktivë.

Në një sondazh publik, më shumë se 80% e 4.6 milionë të anketuarve votuan për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës sezonale, por Shtetet Anëtare të BE-së u bënë thirrje për më shumë kohë para se t’i jepin fund kësaj praktike.

Parlamentarët evropianë kanë votuar për t’i dhënë fund ndryshimit të orës 2 herë në vit, por kjo do të finalizohet në prillin e vitit 2021, dy vite pas propozimit të parë të ligjvënësve evropianë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.