ARKATANA

Ka dalur nga shtypi Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë në një masë të konsiderueshme ka si pikësynim plotësimin e boshllëkut, që fatkeqësisht është i pranishëm në këtë lëmi, po ashtu ka edhe një mision praktik e të drejtpërdrejtë, t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, gazetarëve të rinj, gjithashtu edhe atyre me përvojë në punën e tyre të përditshme gjatë ballafaqimit me terminologjinë penale dhe kriminalistike ka thënë autori i librit Ahmet Maloku.

Këtij pikësynimi i përshtatet zgjedhja e fjalëve dhe e kuptimeve, sikurse edhe mënyra e shpjegimeve.

Parathënia e librit

Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë në një masë të konsiderueshme ka si pikësynim plotësimin e boshllëkut, që fatkeqësisht është i pranishëm në këtë lëmi, po ashtu ka edhe një mision praktik e të drejtpërdrejtë, t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, gazetarëve të rinj, gjithashtu edhe atyre me përvojë në punën e tyre të përditshme gjatë ballafaqimit me terminologjinë penale dhe kriminalistike.

Uji Dea

Këtij pikësynimi i përshtatet zgjedhja e fjalëve dhe e kuptimeve, sikurse edhe mënyra e shpjegimeve. Ky fjalor do t’u shërbejë përdoruesve sa për të kuptuar më mirë këtë terminologji, një terminologji e cila është bukur e gjerë. Gjatë përpilimit të këtij fjalori është bërë një përpjekje që në përzgjedhjen e shprehjeve të kësaj lëmie të përfshihet ajo terminologji e cila më së tepërmi përdoret nga organet e ndjekjes gjatë punës së tyre të përditshme, me të cilën më së shumti ballafaqohen gazetarët gjatë kryerjes së detyrës. Termat në fjalor janë dhënë në bazë të renditjes alfabetike, me qëllim që të lehtësohet përdorimi i tij nga lexuesit.

Fjalori kryesisht përfshin terma nga fusha penale dhe kriminalistike që përdoren në polici, prokurori dhe në gjykatë, për të cilët është dhënë edhe sqarimi, domethënia apo edhe shpjegimi, në mënyrë që kjo terminologji të jetë sa më e kapshme për gazetarët gjatë punës së tyre. Ky fjalor, ndonëse ka mundur të jetë edhe më shumë i gjerë dhe me më shumë shprehje që përdoren në këtë problematikë, ne prapëseprapë jemi munduar që atë të mos e ngarkojmë për së tepërmi.

Shumë shpjegime në këtë fjalor janë dhënë me shkrim kursiv. Marrë në konsideratë punën e bërë, vlerësojmë se dalja në dritë e këtij fjalori do të zgjojë kureshtjen e lexuesit dhe do të pranohet e mirëpritet nga gazetarët në veçanti, por edhe nga lexuesit në përgjithësi.

Në fund, i falënderojmë miqësisht recensuesit, dr. sc. Reshat Maliqin dhe dr. sc. Enver Sadikun për analizat e tyre të shkathëta, si dhe për bashkëpunimin e tyre të çmuar. Gjithashtu e falënderojmë edhe presidentin e Kolegjit “ILIRIA”, z. Mixhaid Reçin për mbështetjen dhe besimin e tij të pakursyer. Posaçërisht falënderojmë Florim Behlulin për punën në korrektimin e fjalorit është thënë nga autorët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.