UBT

Ka 100 orgazma në ditë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Disa njerëz ndjenjë kënaqësi, disa të tjerë kanë edhe dhimbje, mirëpo për një grua, orgazma është fatkeqësia e jetës së saj, sepse ajo duhet të durojë orgazmën deri në 100 herë në ditë.

Kim Ramsey, 44 vjeç, ka një gjendje shëndetësore që e bën atë të ndjehet e ndezur vazhdimisht.
Edhe lëvizja më e vogël e legenit, në një tren, në një makinë, duke bërë punët e ditës, mund të shkaktojë orgazmën, por shpeshtësia e ka lodhur atë, dhe e ka lënë në dhimbje dhe të paaftë që të ketë një marrëdhënie normale.

Znj. Ramsey, një infermiere nga Hertfordshire, të Britanisë së Madhe, vuan nga çrregullime të vazhdueshme të zgjimit gjenital “Persistent Genital Arousal Disorder (PGAD)”.

Hidromorava

Mjekët besojnë se sindromi i pashërueshëm është për shkak të dëmtimit nervor të shkaktuar nga cisti i palcës kurrizore, të cilin e ka shkaktuar rrëzimi nga shkallët dhjetë vjet më parë.

“Gra të tjera pyesin si të arrijnë një orgazmë, unë pyes se si mund të ndali timen” tha ajo.
Znj. Ramsey e cila tani është duke jetuar në New Jersey, së pari ka vërejtur problemin në vitin 2008, pasi kishte marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.
Ajo tha: “ Unë kisha orgazmë të vazhdueshme për katër ditë, mendova se do të çmendem”.

Edhe pse ndjenjat e përjetuara gjatë PGAD mund të duken të ndezura, ato nuk janë të bazuara në të vërtet në çdo dëshirë seksuale, dhe nuk janë të lidhura me epshin seksual.