Eko Higjiena

Juventusi synon ta marrë Januzajn, sikur Pogban

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas transferimit të Paul Pogbas, një vit më parë, të cilin e mori për një shumë mjaft të vogël nga Manchester United, tash Juventusi po mendon që në shpejtësi ta transferojë edhe mesfushorin kosovar Adnan Januzaj, njofton uebfaqja juvenews.eu.

18 vjeçari, i cili kishte zbarkuar tek ‘Djajtë e Kuq’ dy vjet më parë, nuk e ka arritur ende marrëveshjen me klubin nga Old Traffordi për vazhdimin e kontratës.

Kjo është një situatë e ngjashme me atë të përfaqësuesit francez, i cili ishte transferuar në Torino, pasi nuk e kishte gjetur gjuhën e përbashkët me menaxherin e atëhershëm, Sir Alex Ferguson.

FIDANISHTJA

Për futbollistin me pasaportë belge interesim ka shprehur edhe Barcelona, por drejtuesit e klubit Bianconeri duan të lëvizin shpejt dhe ta mposhtin konkurrencën e gjigantit katalunas.

Vlera e lojtarit sillet kah një milion euro, por Januzaj konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian. Pikërisht për këtë, klubi më i madh italian nuk dëshiron ta lëshojë këtë mundësi të artë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.