Juventusi hidhet në sulm për Januzajn
Gjigantët e Serie A, Juventusi kanë ringjallur interesin e tyre për yllin e ri të Manchester United, Adnan Januzajn.Juventus shpreson që të nënshkruajë brenda këtyre dy javëve të mbetura të afatit kalimtar, sipas raporteve të mediave në Itali, transmeton Telegrafi.
Mesfushori sulmues ka zhvilluar një ndeshje të mirë të premten duke i dhënë fitoren skuadrës së tij Manchester Untied kundër Aston Villas 1-0.
20 -vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim si huazim edhe te Sunderlandi, ndërsa Juventusi ishte interesuar edhe më herët për të. /Telegrafi/


