UBT

Juve insiston për Kasamin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Fulhamit, shqiptarit Pajtim Kasami.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane. Mësohet se Juventusi ka bërë gati ofertën për Kasamin, të cilin synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Kasami 21-vjeçar, pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i cili tentoi ta rrëmbejë edhe në fillim të këtij viti.

Fundamenti

Kasami këtë edicion ka treguar formë të mirë te skuadra e Fulhamit, duke shënuar një gol në tetë paraqitje deri më tash. Ai ka kontratë me Fulhamin deri në qershorin e vitit 2014, ndërsa në radhët e skuadrës angleze u transferua në vitin 2011 nga skuadra italiane Palermo.

Kasami së fundi është ftuar nga ekipi A i Zvicrës. Me ekipin U21 të Zvicrës ka regjistruar 28 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.