Juve dhe Fiorentina e dëshirojnë Januzajn

Adnan Januzaj është bërë cak i Juventusit dhe Fiorentinës, sipas mediave britanike.
Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, po kërkohet si i huazuar nga dy skuadra italiane.
Pasi nuk po arrin të gjej hapësirë të mjaftueshme te Manchester United, Adnani po e konsideron mundësinë e huazimit.
Juventusi dhe Fiorentina së fundmi kanë treguar interesim për kosovarin, duke qenë në gjendje ta huazojnë atë deri në fundin e stinorit.