Hidromorava

Jugu i Lumit “Mirusha” në Gjilan, si matanë lumit “Ibër” në veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas shqetësimeve të disa banorëve të rr. “Mulla Idrizi”, në Gjilan, se Komuna e ka bllokuar ngritjen e mureve prej gjysmë metri mu para shtëpive të tyre, Grupi Parlamentar i PDK-së Dega në Gjilan, ka dal sot në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me banorët e prekur të kësaj lagjeje.

Shqetësimet e qytetarëve, respektivisht, pronarëve të këtyre shtëpive, janë reale, ngase komuna, në realizimin e projektit të lumit “Mirusha”, I ka “dënuar” ata duke ua ngritur murin – barrierë prej betoni të armiruar, mu para hyrjeve të shtëpive të tyre, me ç’rast ua ka pamundësuar lëvizjen e lirë në hyrje – dalje të shtëpive të tyre.

Mu për këtë, në shenjë pakënaqësie, banorët e kësaj rruge, dje kanë protestuar duke mos lejuar ngritjen e këtyre barrierave para dyerve të tyre, por ata janë penguar gjatë ndërhyrjes së policisë.

ARKATANA

Banorët e kësaj lagjeje, të prekur me këtë rast, ndihen të pafuqishëm përball pushtetit për ta ndalë këtë të keqe “dhuratë” prej kryetarit të komunës z. Lutfi Haziri, i cili me këtë rast, dje, para mediave, ka deklaruar, se pas përfundimit të projektit, muret do të hiqen. Nëse vërtetë na qenka kështu, atëherë, ne shtrojmë pyetjen: Pse pra gjithë këto shpenzime të buxhetit komunal, për ngritjen e mureve të betonit, të cilat pastaj do të rrënokan?! Madje, për shkak të këtyre barrierave, nuk përjashtohet rreziku edhe nga vërshimet atmosferike të disa shtëpive këtu.

Prandaj, duke qenë dëshmitar të shqetësimit të këtyre banorëve, pronarë të dëmtuar të shtëpive (Fatmir Aliu, Hajredin Aliu, Riza Haziri, Sefedin Aliu, Faton Aliu, Valdrin Haziri dhe Shpat Haziri), nga këtu i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, z. Haziri, që realizimin e projekteve, siç është projekti i lumit “Mirusha” në këtë rast, t`i vë në plan të parë interesat e qytetarëve, e jo ti rrezikoj ata si në këtë rast thuhet në njoftimin e Grupit të Këshilltarëve të PDK, në KK Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.