UBT

Ju të LDK-së merruni me Koronën, e lëreni garën për kryetar komune të 2021

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Kushtrim Kadriu – Komisioni Komunal në Gjilan është një komision i papërgatitur dhe i cili përbëhet nga disa çunakë të cilët të janë duke e shfrytëzuar këtë fatkeqësi si një formë për tu dukur e për tu shfaqur në media. Ky ekip shfaqet çdo ditë në konferenca për media e që në to nuk thotë asgjë të re pos disa konstatimeve të cilat i di çdo qytetar që i ndjekë sadopak mediat.

Nuk kemi nevojë për komentatorë, edhe atë komentatorë të dobët, e as kopje të këqija të Lutfi kryetarit.

Mobi Casa

Kam disa pyetje për ju nga komisioni:
1. Cilat hapa i keni ndërmarrë ju si komision?
2. A e keni bërë ende gati listën me studentët e mjekësisë e infermierisë që të jenë gati në rast të rritjes së numrit të infektuarve?
3. A keni përgatitur dhoma karantimi në Gjilan?
4. A keni vendosur tenda e me shtretër në rast se mbingarkohet spitali regjional?
5. A jeni duke e dezinfektuar qytetin?
6. A keni vendosur sfungjerë dezinfektues për veturat e për qytetarët që janë duke qarkulluar?
7. A keni shpërndarë ndihma për ata që nuk kanë mundësi të furnizohen me ushqime?
8. A keni shpërndarë ilaçe për ata që nuk kanë para t`i blejnë ato?

Koronavirusi është pandemi e rrezikshme dhe nuk është momenti që të dukeni e të bëni foto , të dilni nga tri- katër herë në konferenca për media me qëllim të promovimin politik. Nuk është koha të flisni se kush do kandidoi për kryetar komune në 2021 nga LDK. Lutuni e punoni të shpëtojmë njëherë, e pastaj merruni me kandidime e me “syreta”, e me çka të doni. Me veprimet tuaja prej adoleshentësh mund ta merrni në qafë një qytet, siç bëtë duke lejuar e duke marrë pjesë në ahengje në kohë pandemie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.