“Josip Rela” nga Podujeva rrëmben çmimin e parë
Gjilan – Ka përfunduar Festivali i këngëve dhe valleve “Gurra Popullore” që u mbajt në ambientet e Vali Ranch. Juria në përbërje Jahi Jahiu,Izet Kallaba,Sami Piraj,Isa Jakupi e Zija Aliu kanë bërë radhitjen e më të mirëve.
“Gurra Popullore” ka treguar vlera dhe ka ofruar një eveniment kulturor të paharruar për Gjilanin. Nga këto vlera e cilësi juria e cila edhe ka përcjellur profesionalisht Festivalin ka ndarë edhe çmimet e vendet e para. Kështu vendi i parë i takojë ansamblit “Josip Rela” nga Podujeva, vendi i dytë ansamblit “Dance Plus” nga Elbasani,vendi i tretë ansamblit “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, dhe vendi i katërtë ansamblit “Trade Folk” nga Tirana.
Juria ka ndarë çmime e mirënjohje edhe për të gjitha zhanret tjera pjesëmarrëse në festival. Kështu sipas jurisë Grupi më i dalluar i valltareve të valles koreografike është zgjedhur ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova.
Solistja më e dalluar është shpallur Besa Hajdari nga ansambli “Josip Rela” nga Podujeva.
Solistët më të mirë janë zgjedhur –vëllezërit Myzyri nga Elbasani.
Valltarja më e dalluar-Rina Beliqi nga ansambli “Agimi” nga Prizreni.
Valltari më i dalluar Bledi Beqiri nga ansambli “Jehona” nga Struga.
Instrumentalisti më i dalluar –Naser Zeqiri nga ansambli “Gurra” nga Gjilani.
Ansambli më me vlera burimore “Bresana” nga Opoja .
Grupi më i dalluar i valleve burimore autoktone i takojë ansamblit “Gurra” nga Gjilani.
Për kultivimin dhe interpretimin e këngës qytetare ansamblit “Hajdar Dushi” nga Gjakova.
Për paraqitje të valleve artistike të valles me motive arbëreshe ansamblit “Albafolk” nga Gjilani.
Për lojën dhe vallet autentike me motive nga Librazhdi ansambli “Dom Osdova” nga Prrenjasi i Shqipërisë.
Për interpretim më artistik të këngës popullore Kaltrina Hajdari nga “Gurra”.
Për kultivimin e valles autentike me motive prizrenase është shpërblyer SHKA “Agimi” nga Prizreni.
Çmimi special Vali Ranch i është ndarë ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi.
Organizatori ka ndarë mirënjohje për disa veprimtarë,krijues të kulturës ndër vite.
Kështu me mirënjohje speciale është nderuar Kadri Skeja kryetar i SHKA “Agimi” nga Prizreni.
Mirënjohje ka marrë edhe Zejni Jusufi drejtor i festivalit :”Kënga Jehonë” nga Struga
Kenan Jaha kryetar dhe koreograf i ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi.
Mirënjohje kanë pranuar edhe Selajdin Miftari Salushi këngëtar, Demir Krasniqi këngëtar dhe Zija Aliu valltar.
Organizatori gjithashtu ka ndarë mirënjohje edhe për Vali Ranch, Ministrinë e Kulturës dhe Klubin e Gazetarëve “Beqir Musliu”.
Shaban Shabani njëri nga organizatorët tha se ky festival vërtet ka sjellur vlera të mirëfillta të valles e këngës sonë popullore duke u paraqitur me programe të mira. “Vetë fakti se juria e pati shumë problem të përzgjedhë më të mirin tregon për konkurrencën dinjitoze. Festivali pati e dot ketë jehonë edhe në të ardhmen”tha ai.
Shabani tha se edhe publiku i shumtë, por edhe njohësit e kulturës e kanë vlerësuar si njërin nga festivalet më të dalluar për vlera e cilësi. Festivali meriton të përkrahet dhe të shndërrohet në një Festival me pamasa ndërkombëtare tha Shabani./rajonipress/