RCCOLA

Joshua te Drita

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Skuadra gjilanase, Drita, ka përforcuar radhët e saj me një tjetër basketbollist amerikan.Krerët e Dritës kanë arritur marrëveshje me basketbollistin, Clinton Dagoods Joshua, i cili pritet t’iu ndihmojë atyre për stinorin e ri në ETC Superligën e Kosovës në basketboll.

Kësisoj, gjilanasit kanë kompletuar katërshen e përforcimeve, pasi paraprakisht kanë arritur marrëveshje edhe me Travis Taylor, Terrence Jones dhe Kason Cheeks.

Uji Dea

Të kujtojmë se Drita stinorin e kaluar e mbylli në pozitën e gjashtë në renditje, duke i ikur ‘play off’-it. Ajo edhe stinorin e kaluar plotësoi numrin maksimal të përforcimeve.