Fundamenti

Joseph: Protestat e opozitës mund ta dëmtojnë stabilitetin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edward Joseph, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Current World Affairs në Washington, thotë se një sulm ndaj marrëveshjes dhe ndaj procesit të normalizimit me Serbinë, nuk është në interes të Kosovës.

Joseph, analist me përvojë për Ballkanin, i bëri komentet në një intervistë me Skype për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.

“Mendoj se edhe në Kosovë, ashtu si në Maqedoni, ku pamë protesta shumë serioze nga publiku vitin që kaloi, që mund edhe të kishin prekur stabilitetin, këto protesta kanë potencialin të dëmtojnë stabilitetin në Kosovë”, tha Joseph.

“Sigurisht që është e drejta e politikanëve të opozitës dhe qytetarëve në Kosovë që të protestojnë, por nuk është në të drejtën e tyre që ta bëjnë këtë jashtë sferës së institucioneve politike, ose jashtë normave civile. Përveç kësaj, mendoj se është e rëndësishme për opozitën që të kuptojë se një sulm në thelb ndaj marrëveshjes, ndaj procesit të normalizimit me Serbinë, nuk është në interes të Kosovës”, tha ai.

FIDANISHTJA

“Pra, megjithëse Vetëvendosja ka të drejtën të protestojë dhe të shprehë pakënaqësinë e saj, një sfidë në tërësi ndaj këtij procesi nuk është në interesin e Kosovës dhe sigurisht synime radikale si bashkimi me Shqipërinë, janë krejtësisht jo vetëm kundër procesit të normalizimit, por edhe kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, marrëveshjes Ahtisaari dhe mirëkuptimit, përfshirë atë me Shtetet e Bashkuara, që sollën si rezultat pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, tha Joseph.

“Është një problem serioz dhe mendoj që ka ardhur koha që udhëheqësit e Vetëvendosjes ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë”.

“Protesta vetë nuk ka pse ta dëmtojë imazhin e një vendi, përsa kohë që është brenda normave dhe në varësi të çështjes dhe mënyrës sesi përcillet çështja. Në thelb nëse mesazhi i opozitës është mungesë vullneti për të zbatuar kushtetutën e Kosovës, atëherë mendoj se kjo është shumë serioze. Nëse ndjek një program radikal, ide si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, këto e dëmtojnë imazhin e Kosovës”, tha analisti amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.