UBT

Joseph ofron planin pesë pikësh për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të mbrojë sovranitetin e vendit, duke ulur tensionet në veri.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë Donald Trump. Duhet të përqendrohemi tek ajo që mund ta bëjë Kosova. Dhe ajo që mund të bëjë Kosova është ta mbrojë sovranitetin e vendit duke ulur tensionet në vend, duke ndaluar këtë posturë konfrontuese në veri”, ka thënë Joseph në Kanal 10.

Joseph ka dhënë detaje për një plan pesë pikësh që do ta ofronte nëse do të ishte kryeministër i ri pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Ajo që do të bëja unë, nëse do të isha kryeministri i ri pas zgjedhjeve, ditën e parë do të ofroja një plan pesë pikësh për një qasje konstruktive dhe pozitive për zhvillimin e veriut. Dhe ky plan do të kishte një komponent sigurie, një komponentë arsimi, një komponent shëndetësie, të kishte të gjitha këto komponentë”, ka thënë Joseph.

FITORJA

Ndër pikat e para, Joseph ka thënë se do të përfshinte riaplikimin e serbëve në Policinë e Kosovës.

“Do ta kisha një plan shumë të qartë dhe për këtë ta jap një shembull konkret, shembull në siguri. Do të ftoja të gjithë serbët e Kosovës që lanë policinë, të ri-aplikojnë”, ka thënë ai.

Joseph ka folur për rëndësinë e integrimit të serbëve si qytetarë të Kosovës.

“Kjo është në interesin e shqiptarëve. Kujto çfarë thashë, sa më shumë serbët e Kosovës të integrohen si qytetarë. Kjo është kaq e rëndësishme. Sa më shumë të integrohen si qytetarë aq më pak ndikim do të ketë Serbia”, ka thënë Joseph.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.