ARKATANA

Joseph: Deklaratat e Dacic vazhdojnë ta forcojnë kërkesën e Kosovës për të nënshkruar 3 Marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph, ka thënë se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit ë nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së.

“Më 4 dhjetor, Dacic nënvizoi deklaratën e presidentit Vucic që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Dacic tha “ kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, ka shkruar Jopseh.

Profesori amerikan tutje shton se bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB.

FIDANISHTJA

Ai përmend deklarimin tjetër të Dacic se “çfarë është mirë rreth OSBE-së, është që Kosova s’mund të bëhet kurrë anëtare e organizatës sepse kërkohet konsensus për këtë dhe Serbia kurrë s’do të pajtohet për këtë”.

Joseph thotë se këto qëndrime të Daçie janë në kundërshtim flagrant me Nenin 4 të Marrëveshjes së muajit shkurt e që njihet si “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit”.

“Deklarimet e Dacic në takimin ministerial të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës elektorale. Ato janë qëndrime të një politike afatgjate të Serbisë. SHBA dhe BE, mbani shënim”, ka përfunduar Jospeh./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.