Fundamenti

Jolie, lutet për ndihmë

/ 2 minuta lexim

Angelina Jolie, dëshmon edhe një herë se është person i bukur edhe përbrenda.

Ajo ka kërkuar ndihmë për refugjatët sirian në Jordani, duke u bërë thirrje politikanëve ndërkombëtar që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm drejt përmirësimit të situatës.

Aktorja që njihet si një nga mbrojtëset më të mëdha e të drejtave të refugjatëve në botë, ka qëndruar sot në kampin Zaatari, dhe mezi ka mbajtur lotët gjatë adresimit të saj për media.
“Këto familje janë duke përjetuar një situatë shumë, shumë të tmerrshme. Ne shpresojmë dhe lutemi që forcat politike të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje këtu, sepse njerëzit vazhdojnë të vdesin”, ka thënë Jolie, duke shtuar:

RCCOLA

“Si një nënë, unë jam e goditur edhe më shumë me numrin e pabesueshëm të fëmijëve të vdekur të plagosur dhe atyre që janë të detyruar çdo ditë të largohen nga shtëpitë e tyre. Kam takuar shumë fëmijë, të cilët kanë mbetur jetimë për shkak se prindërit janë vrarë brutalisht”.

Jolie, njëkohësisht ambasadore për paqen e UNICEF, i dhuroi rreth 800.000 $ kampit të refugjatëve Zataari, i cili pret rreth 27.000 sirianë, që janë larguar gjatë pas konfliktit që zgjat prej 18 muajsh dhe që po merr qindra jete njerëzish në Siri.