Eko Higjiena

Jogurti, pjesë e rëndësishme e ushqimit të balancuar

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Personat, të cilët çdo ditë e shijojnë jogurtin kanë shprehi shëndetësore dukshëm më të mira, ndërsa shkencëtarët kanë përcaktuar që në trup konsumojnë numër më të madh të nutrientëve kyç.

Në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 6500 persona në moshën prej 19 deri 89 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit kanë plotësuar anketën, e cila ka përfshirë pyetjet për shprehitë ushqyese. Në hulumtim është treguar që 53,8 për qind e pjesëmarrësve pinë jogurt.

Ata kanë pasur 48 për qind rrezik më të vogël për të pasur nivel shumë të ulët të kalciumit, 38 për qind rrezik më të vogël për të pasur nivel shumë të ulur të magnezit dhe madje 55 për qind rrezik më të vogël për të pasur nivel shumë të ulët të vitaminës B12.

Jogurti është burim i shkëlqyeshëm i nutrientëve të rëndësishëm, duke përfshirë kalciumin, magnezin, kaliumin dhe vitaminat e ndryshme. Shumë persona që nuk pinë rregullisht jogurt, duhen ta ndryshojnë gjithsesi këtë gjë, theksojnë shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Nutrition Research”.

Uji Dea

“Kemi zbuluar që personat të cilët rregullisht konsumojnë jogurtin kanë rrezik më të vogël nga krijimi i nivelit shumë të ulët të nutrientëve të ndryshëm kyç”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Paul Jacques.

Ata po ashtu theksojnë që një numër i vogël njerëzve i përmbahen konsumimit të rekomanduar ditor të produkteve të qumështit. Sasinë e rekomanduar ditore e përbën një filxhan prej 250 ml djathë, qumësht ose jogurt. Qumështi mund të jetë për shembull i sojës, çka është burim i shkëlqyeshëm për vegjetarianët.

Jogurti është burim i probiotikëve, respektivisht i baktereve të mira të cilat kanë veprim shumë të dobishëm në organizëm. Probiotikët ndihmojnë ruajtjen e florës së zorrëve, ndërsa hulumtimet kanë treguar që jogurti mund të mbrojë nga krijimi i diabetit të tipit 2, gripit dhe alergjive.

Jogurti po ashtu redukton nivelin e kolesterinës së keqe në gjak, që është e shkëlqyeshme për njerëzit me çrregullime kardiovaskulare. Në fund të fundit, me të gjitha këto gjëra të mira që lidhen me jogurtin, është e pakuptimtë të mos përfshihet në ushqimin e përditshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.